Rama nis vizitën në Prishtinë

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:54

Kryeministri Edi Rama nisi paraditen e sotme vizitën e parë zyrtare në Kosovë ku fillimisht u prit nga homologu kosovar, Hashim Thaçi. 

Ceremonia e pritjes nisi në Sheshin 'Skënderbe' në Prishtinë për të vazhduar më pas me takimin 30 minuta më vonë në zyrat e Kryeministrisë së Kosovës. 

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook-un e tij. 

Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kuvendi i Kosovës paralajmeron në një njoftimin për vizitën e Ramës se do të organizohet një seancë solemne, ku deputetëve të Kosovës do t’u drejtohet kryeministri i ri i Shqipërisë. 

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.