Arkiv-Lajme të përditësuara

Thaçi: Veprimet e Maqedonisë, anti-evropiane

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:25

“Bllokimi i mallit nga Kosova dhe i lëvizjes së lirë të qytetarëve që duan të shkojnë në Maqedoni është veprim anti-evropian”, thotë kryeministri i Kosoves, i cili bëri thirrje që kjo gjendje të tejkalohet sa më parë. 

Aimendon se raportet e mira ndërfqinjësore që janë acaruar së fundi, duhet t’i kthehen normales, por vetëm nëse ato janë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Lista e pasurive të katër komuniteteve fetare

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:22

Për herë të parë revista JAVA nxjerr nga Arkivi i Shtetit evidencat origjinale të vitit 1967, rreth pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që dispononin institucionet fetare në atë kohë. Lista e buxheteve dhe pronave të komuniteteve fetare të hartuara nga burokratët e pushtetit në fillim të vitit 1967 të mjafton të hedhësh dritë për atë që ishte menduar prej kohësh nga regjimi kundër fesë. Fjalimi i Enver Hoxhës për dasitë fetare para Komitetit Qendror më 6 shkurt të 1967, thjesht e shpejtoi gjithçka, ndërkohë që vendimi për t’i dhënë fund kishte kohë e kohë që ishte marrë.

Raporti i lumturisë, Shqipëria pak më e lumtur se një vit më parë

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:16

Këtë vit duket se shqiptarët janë më të lumtur. Së paku ky është rezultati i raportit për lumturinë në botë për vitin 2013 i publikuar nga Universiteti i Kolumbisë. Megjithate nuk ka asgjë për tu gëzuar sepse mbetemi në vendin e 62-të, në fund të listës së vendeve më të lumtura në botë, përkrah Angolës dhe Zimbabve.

Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 68-të.

Mazhoranca i afrohet kuorumit maksimal. Opozita nis “gjuetinë ndaj tradhtarëve”

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:15

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Kërkesa - Grupi parlamentar i PD-së kërkon që mazhoranca t’i japë kohën e mjaftueshme opozitës së djathtë për t’u njohur me programin qeverisës

 

Të dyshuarit

 

Nishani dekreton Qeverinë

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:14

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi të sot pikërisht në oren 11:00 kur ishte vendosur mbledhja e Parlamentit, të gjithë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar. 

Nderkohe qe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje takimi me kryetaret e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi, Edi Paloka dhe Petrit Vasili deklaroi shtyrjen e seances plenare per ne oren 18:00 te pasdites se sotme. 

Zbardhet procesverbali kur Topalli i jep gjysmë ore kohë opozitës për Programin

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:14

Taulant Balla i përgjigjet deputetëve të PD-së dhe opozitës duke bërë publik, procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 shtator 2005, kur prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës.

“Në këtë seancë,”- shkruan Balla në Facebook, – “grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysmë ore kohë për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00; Kryeministri mbajti fjalën e tij dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.”

Debati i parë politik nis me “e lagu, se lagu”…

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:12

Debati i parë politikë mazhorancë-opozitë ka nisur sot me një argument procedurial. PD akuzon PS-në se nuk i ka dhënëprogramin qeverisës dhe se ata nuk pranojnë të bëhet seanca e së mërkurës pa u njohur me programin. Ndërsa PS-ja thotë se Rama iu ka dërguar programin e qeverisë të 140 deputetëve, madje shoqëruar me një letër personale.

Fule, eurodeputetit grek: Për Kishën e Përmetit, zgjidhje e pranueshme reciprokisht

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:10

Eurokomisioneri Stefan Fule ka deklaruar se per ceshtjen e Kishes se Permetit duhet te gjendet nje zgjidhje e pranueshme reciprokisht. 

Deklarata eshte bere ne pergjigje te pyetjes se nje eurodeputeti grek, interesuar posacerisht per kete teme. 

 

PANORAMA

Kuvend, qeveria “Rama” prezanton sot programin. PD mbledh grupin

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:10

Qeveria “Rama” do të prezantojë sot në Kuvend programin qeverisës. Seanca plenare e Kuvendit u caktua të zhvillohet në orën 11:00 ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin që kabineti i tij qeveritar do ta udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Programi i qeverisë “Rama” i cili i është shpërndarë dje deputetëve  ka në fokus të tij, integrimin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, punësimin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, financat publike etj.

Rama zyrtarisht kryeministër, sot ministrat

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:09

Suela Topi

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara