Raporti i lumturisë, Shqipëria pak më e lumtur se një vit më parë

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:16

Këtë vit duket se shqiptarët janë më të lumtur. Së paku ky është rezultati i raportit për lumturinë në botë për vitin 2013 i publikuar nga Universiteti i Kolumbisë. Megjithate nuk ka asgjë për tu gëzuar sepse mbetemi në vendin e 62-të, në fund të listës së vendeve më të lumtura në botë, përkrah Angolës dhe Zimbabve.

Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 68-të.

Danimarka është vendi që i siguron me shumë kushte shtetasve të vet për të qenë të lumtur dhe pas saj renditen Norvegjia, Hollanda dhe Suedia. Sipas raportit, në krahasim me një vit më parë, bota është më e lumtur, por duket se ajo që e ka prishur paksa balancën e vendeve të lindjes me pjesën tjetër të botës është situata në Egjipt e Siri, por edhe kriza në Eurozone. Ndryshe nga shtetet e lumtura, duket se ne renditje kane rene ndjeshem shtetet e prekura nga kriza ekonomike si Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja. Pavaresisht se jane ekonomia e pare e botes SHBA-te qendrojne ne vendin e 17-te, pas Kanadase, Australise apo Emirateve te Bashkuara Arabe. Raporti per lumturine ne bote publikohet çdo vit qe nga 1972 dhe bazohet mbi balancat ekonomike e politike te nje shteti, te cilat kane nje ndikim  te drejtperdrejt ne jeten e qytetareve.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.