Mazhoranca i afrohet kuorumit maksimal. Opozita nis “gjuetinë ndaj tradhtarëve”

Postuar në 11 Shtator, 2013 08:15

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Kërkesa - Grupi parlamentar i PD-së kërkon që mazhoranca t’i japë kohën e mjaftueshme opozitës së djathtë për t’u njohur me programin qeverisës

 

Të dyshuarit

 

Grupi i Olldashit - Dyshimet e para për rrjedhjen e votave brenda kampit opozitar ngrihen mbi përkrahësit e ish-kandidatit në garën për kryetar të PD-së, Sokol Olldashit

Socialistët - Dje u ngritën dyshime edhe ndaj dy deputetëve të rinj në PD të ardhur nga PS-ja, Gjovalin Kadeli dhe Kastriot Islami

Aleatët - Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, hodhi dyshimet se këto vota u përkisnin deputetëve të partive aleate të PD-së.

 

PS kundër Metës

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Përveç rrjedhjes së votave nga kampi demokrat, dyshime u ngritën edhe nga kampi i majtë, ku u përfol se nga këto vota kundër Metës, disa prej tyre ishin edhe nga PS-ja. 

PD, drejt bojkotit, ende nuk gjenden “dezertorët” që votuan “pro” Metës

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Deklaratat e krerëve të PD-së 

Edi Paloka - “Kush e përcaktoi se janë deputetët tanë. Ju garantoj që nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat, edhe sikur të ishin 8 apo 18, nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër”

Lulzim Basha - Në deklaratën e djeshme, pas takimit me aleatët, lidhur me rrjedhjen e 8 votave nga opozita, kreu i PD-së nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment, pasi, sipas tij, në lidhje me çështjen është prononcuar vetë kreu i grupit parlamentar, Paloka.

Herion Mesi

Mazhoranca parlamentare rritet “frikshëm” duke alarmuar situatën brenda opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha, pasi 8 deputetë të së djathtës kanë votuar pro Ilir Metës, duke lëshuar kështu një mesazh që e majta mund të arrijë lehtë numrin e nevojshëm për reforma të thella kushtetuese prej 93 votash për të ndryshuar çdo institucion të pavarur apo drejtues të saj. Me një fjalë, opozita ka rënë në një nivel të ulët numrash, çka ka sjellë si pasojë një situatë “karantine” brenda opozitës. Një lloj “gjuetie” në kërkim të “tradhtarëve”. Një ditë pas përballjes me ish-rivalin e tij për drejtimin e partisë Sokol Olldashi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përballur sërish dje me deputetët e tij, të cilët refuzojnë vendimet e partisë. Ndryshe nga një ditë më parë, ku përballja e Bashës u zhvillua në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, beteja e djeshme u zhvillua në seancën e Parlamentit, ku tetë deputetë të djathtë votuan në favor të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për kryetar Kuvendi. Edhe pse aleatët kanë zbardhur menjëherë pas votimit votën e tyre “kundër”, ajo që nuk dihet është fakti se cilët janë saktësisht deputetët që kanë vendosur të shkelin vendimin e grupit të demokratëve, duke konfirmuar në këtë mënyrë se opozita e re, e më saktësisht, vetë demokratët, nuk janë aspak të bashkuar.

Mbledhja e grupit

Por sa i përket “surprizës” së djeshme që tetë demokratët i kishin rezervuar kryetarit të tyre Basha, interesimit të gazetës “Shqip” nëse kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimit në mbledhjen e grupit të PD-së që u mbajt vetëm pak minuta nga votimi në Parlament, informacionet që vijnë nga selia blu janë kontradiktore mes tyre. Nga njëra anë, burime jozyrtare pranë PD-së thanë fillimisht për gazetën “Shqip” se në mbledhje kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar të dijë më shumë sa u përket rrjedhjes së votave të opozitës, dhe emrave të deputetëve që votuan “pro” kundërshtarit të tyre politik. Por, të interesuar më shumë për këtë çështje, burime nga grupi parlamentar demokrat mohuan të ketë pasur në mbledhjen e djeshme një diskutim të tillë. “Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur ndonjë diskutim për çështjen e votimit të Ilir Metës në Kuvend. E vetmja çështje që është diskutuar, është refuzimi i mazhorancës për të na vënë në dispozicion kohën e duhur që ne të përgatitemi për një debat konstruktiv dhe të nevojshëm që është ajo e programit të qeverisë që kërkon të votohet nesër (sot) nga Parlamenti. Ne nuk mund të marrim një vendim apo më saktë të votojmë për diçka që nuk e njohim”, u shpreh dje për gazetën “Shqip” një nga deputetët e pranishëm në mbledhjen e djeshme të grupit demokrat. Gjithashtu, të njëjtën panoramë të mbledhjes paraqiti dje për gazetën “Shqip” edhe zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku. Në një bisedë telefonike të zhvilluar dje pasdite, Tabaku hodhi poshtë zërat e ndonjë diskutimi mes demokratëve në lidhje me vendimin e një grupi deputetësh për të dalë në kundërshtim me direktivat e partisë. “Absolutisht nuk ka pasur asnjë diskutim sa i përket votimit në Kuvend. Në mbledhjen e sotme (djeshme) i gjithë diskutimi është përqendruar në qëndrimin që do mbajë opozita sa i përket arrogancës së treguar nga pushtetarët e rinj. Në mbledhje u diskutua dhe në mënyrë unanime, u vendos që opozita duhet të njihet me programin e qeverisjes, që e majta deri më tani refuzon të na vërë në dispozicion kohën e nevojshme për t’u njohur me këtë program. Dhe më konkretisht, për këtë qëndrim, janë shprehur më parë si kreu i grupit, zoti Paloka, ashtu dhe vetë kryetari Basha”, u shpreh dje për gazetën “Shqip”, zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.