Arkiv-Lajme të përditësuara

Mbahet seanca e parë plenare

Postuar në 09 Shtator, 2013 14:54

Është zhvilluar pasditen e së hënës seanca e parë plenare e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. 

Të pranishëm në këtë seancë ceremoniale, që ka zgjatur vetëm pak minuta, kanë qenë përveç deputetëve të zgjedhur edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe të komuniteteve fetare. 

Pas dëgjimit të himnit kombëtar, për të cilin u ngritën në këmbë të gjithë ligjvënësit, Namik Dokle ka marrë drejtimin e seancës në cilësinë e deputetit më të vjetër. 

Rama: S’do lëmë trenin e Evropës të na ikë. Sekui: Mbështetje të plotë në rrugëtimin drejt BE

Postuar në 09 Shtator, 2013 06:23

TIRANE- Vizita ne Bruksel per takimin me perfaqesuesi me te larte te BE dhe integrimi i vendit ne kete familje kane qene ne qender te takimit te sotem mes ambasadorit te Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sekui me kreun e PS-se, kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.

Eralda Çani, këshilltare e Ramës për të drejtën publike

Postuar në 09 Shtator, 2013 06:21

Eralda Çani do të jetë këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, për të drejtën publike. Lajmi është bërë publik nëpërmjet një postimi në Facebook nga kreu i PS-së.

“Përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të të drejtës kushtetuese - administrative. Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brenda e jashtë vendit, po edhe praktika e përfshirjes aktive në jetësimin e projekteve të rëndësishme për të drejtën publike”, shprehet Rama.

Shifrat e Kuvendit të ri, e majta në sallë 103 përfaqësues

Postuar në 09 Shtator, 2013 06:20

Parlamenti i ri që nis punimet sot, do të ketë dhe ndryshime të raporteve politike në të. Tashmë në mazhorancë do të jenë të majtët, të cilët si koalicion zotërojnë 83 deputetë, ndërsa të djathtët 57. Dokle rezulton që të jetë jo vetëm deputeti i dytë më i vjetër në moshë, por edhe deputeti më me shumë mandate në sallë. Kështu ai është zgjedhur për herë të parë deputet në legjislaturën e 12-të dhe ulet në parlament për të tetën herë.

Paloka komandohet kryetar i grupit kuvendor, Basha: Do jemi një opozitë e fortë, jo ajo e shpifjeve

Postuar në 09 Shtator, 2013 06:18

Lulzim Basha mblodhi për herë të parë grupin parlamentar demokrat, përpara mbledhjes së Kuvendit të ri të dal nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në krahun e djathtë të Bashës qëndronte ish-kreu i demokratëve Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit në largim Jozefina Topalli. Gjatë fjalës së tij, Basha shprehu bindjen se opozita demokrate do të jetë më efikasja që ka njohur vendi. Sipas tij opozita e sotme nuk do të jetë ajo e baltës, shpifjeve, bllokimit dhe dhunës verbale, por një opozitë e fortë e fakteve. Do jemi në parlament zëri i drejtë i shqiptarëve.”

Berisha do të dorëhiqet

Postuar në 09 Shtator, 2013 06:15

Shumë shpejt në selinë e Presidentit pritet të paraqitet teksti i dorëheqjes se Kryeministrit Berisha nga detyra. Dorëheqja, si veprim kushtetues, vjen pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit dhe nisjes së punës së Parlamentit të ri të dalë nga keto zgjedhje.

Mazhoranca e re pritet te paraqese emrin e Kryeministrit te ri te vendit, ai eshte Edi Rama, ndersa me pas do kalohen per dekretim e me pas votim ne Kuvend edhe te emrave te kabinetit te ri qeveritar.

Siri, SHBA përgatitet për 3 ditë sulme intensive

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:51

Pentagoni është duke u përgatitur për sulme më intensive dhe më të gjata në Siri sesa ishte planifikuar fillimisht. Los Angelos Times ka zbuluar se sulmi pritet të zgjasë tri ditë. 

“Planifikuesit e luftës tani synojnë të lëshojnë një breshëri të rëndë raketash, për të vijuar me shpejtësi me sulme të tjera në objektiva që mund të mos jenë goditur ose kanë qëndruar në këmbë pas sulmit të parë”- citon Times zyrtarë amerikanë.  

Zyrtarët kanë zbuluar se tashmë janë më shumë se 50 objektiva, që ishin vendosur më parë.

Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:49

Kryeministri në largim, Sali Berisha komentoi në profilin e tij në “Facebook” edhe hapjen e punimeve ditën e nesërme në Kuvend. Ai shkruan se refuzon që të drejtojë punimet e Kuvendit nesër, duke thënë se mazhoranca erdhi në prishet me mashtrime antiglobaliste dhe se është e lidhur me paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

“Unë dua t’ju sqaroj se pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se kaluam në opozitë. Kjo mazhorancë erdhi në pushtet me mashtrime antiglobaliste, si ato të Papandreut në Greqi. 

“Shpikja” e Topallit, kompjutera për 140 deputetët e rinj

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:48

Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit akoma në detyrë, u ka bërë një surprizë 140 deputetëve të legjislacionit të ri parlamentar. Me një iniciativë që deri më sot ka qenë e fshehtë ajo ka investuar në vendosjen e 140 kompjuterave në sallën e parlamentit.

Shpërthim eksplozivi në makinë, gjymtohet shoferi i dënuar për vrasje

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:47

(Përditësim) Një automjet ka shpërthyer në dalje të Laprakës teksa ka qenë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së dielës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se automjeti ka qenë objekt i një atentati me eksploziv. Drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Petrit Marku, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe mësohet se ka humbur këmbën e djathtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara