Rama: S’do lëmë trenin e Evropës të na ikë. Sekui: Mbështetje të plotë në rrugëtimin drejt BE

Postuar në 09 Shtator, 2013 06:23

TIRANE- Vizita ne Bruksel per takimin me perfaqesuesi me te larte te BE dhe integrimi i vendit ne kete familje kane qene ne qender te takimit te sotem mes ambasadorit te Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sekui me kreun e PS-se, kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.

Ne mbyllje te takimit, Rama ka thene ne nje deklarate per mediat se se bashku eshte diskutuar per viziten ne Bruksel dhe per angazhimin e plote te qeverise se tij per integrimin e vendit ne BE.
“Takimi ishte ne kuader te vizites se ardhshme ne Bruksel, ku do te diskutojme per ecurine e metejshme te procesit te integrimit evropian ne funksion te nje Shqiperie qe duhet te jete anetare e denje e ketij Bashkimi Evropian, por dhe nje vend me mundesite e duhura per secilin qe te ndihen zot ne vendin e tyre”= ka thene Rama.

Ai ka theksuar se ky eshte nje moment shume i rendesishem qe duhet te shfrytezohet.
“Qe te mos leme qe treni i Evropos te largohet, por per ta kapur nje ore e me pare ate”- tha Rama, duke shtuar se eshte diskutuar edhe per nje proces te brendshem ne institucionet e shtetit duke filluar nga ministrite.

Sekui
Ambasadori i BE nga ana e tij vleresoi takimin me Ramen si te frytshem. “Pata mudnesine ti prezantoja kryeministrit te zgjedhur takimet qe do te behen ne Bruksel me shefat perkates, Barroso, Shultz, Ashton, Fyle e etj. Vizite shume e rendesishme dhe ne jemi shume te lumtur qe kjo eshte nje nga vizitat qe Rama do te beje jashte Shqiperie, prove qe i jep qeveria e re e vendit procesit te integrimit te vendit”- tha ai.

Sekui sqaroi se Rama e njohu me mendimet dhe angazhimin e kesaj qeverie per rrugetimin drejt BE, nderkohe qe ai i shprehu mbeshtetjen e plote te BE ne kete rrugetim progresive drejt BE.

“Ne kemi besim qe me kete angazhim do te kemi mundesi qe te ecet perpara ne menyren e duhur dhe jemi te vendosur qe te luajme rol per ta ndihmuar Shqiperine ne kete drejtim. Dita e sotme eshte shume e rendesishme, Kuvendi do te kete seancen e pare dhe qeveria e re do te filloje punen. Ne besojme qe integrimi eshte prioritet per qeverine, kombetar, sepse i sherben interesave te popullit shqiptar qe meritojne ato te mira qe rrjedhin nga BE”- tha ai.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.