“Shpikja” e Topallit, kompjutera për 140 deputetët e rinj

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:48

Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit akoma në detyrë, u ka bërë një surprizë 140 deputetëve të legjislacionit të ri parlamentar. Me një iniciativë që deri më sot ka qenë e fshehtë ajo ka investuar në vendosjen e 140 kompjuterave në sallën e parlamentit. Disa media kanë nisur të bëjnë dhe humor me këtë iniciativë duke e cilësuar sallën e Kuvendit si call center, ndërsa në një kërkim të shpejtë në internet kupton se kjo gjetje është vërtetë një shpikje e Topallit, pasi siç tregojnë dhe fotot në asnjë sallë parlamenti deputetët nuk kanë kompjuter përpara, aq më shumë një PC aq të madh sa ata që janë vendosur në sallën e Kuvendit shqiptar. E konceptuar si një vend debati në sallën e një parlamenti është e mjaftueshme teknologjia e votimit dhe mikrofonit për të folur, ndërkohë që deputetët kanë komisionet parlamentare dhe zyrat e grupeve ku mund të përdorin kompjuterat. E sigurtë është se deputetëve nuk do iu duket fytyra në kamerat e TVSH-së kur përqeshin ndonjë koleg, kur I zë gjumi, apo kur lozin e lexojnë gazetën, gjë që e bëjnë shumë prej tyre.

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.