Arkiv-Lajme të përditësuara

Kuvendi i ri, 5 grupe parlamentare

Postuar në 08 Shtator, 2013 14:45

Kjo legjislaturë e Kuvendit të Shqipërisë pritet të ketë një numër relativisht të lartë të grupeve parlamentare, 5 të tilla, 2 grupe të majta dhe 3 të djathta. 

Grupi më i madh parlamentar do të jetë ai socialist, i cili është vendosur nga strukturat e partisë më të madhe të drejtohet  sërish nga Gramoz Ruçi. 

Berisha dorëzon nesër dorëheqjen te Nishani

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:41

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, do të paraqesë të hënën paradite dorëheqjen e kabinetit të tij te Presidenti Bujar Nishani. Katër vjet pasi ai mori emërimin nga Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, për të udhëhequr qeverinë për një mandat të dytë, do t’i dërgojë kreut të shtetit aktin zyrtar të lënies së postit të tij dhe të 15 anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Dritan Dajti shkresë kryeprokurorit: Zbuloni, kush më plagosi

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:40

Mbetet ende mister identiteti i personit që plagosi Dritan Dajtin në 9 gusht të vitit 2009. Ndonëse kanë kaluar 4 vjet nga ajo ngjarje, ku mbetën të vrarë katër efektivë policie, Prokuroria ende nuk ka zbardhur të vërtetën e plagosjes së të të pandehurit Dritan Dajti. Fillimisht për hetimin e këtij episodi u shpall moskompetencë nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe aktet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit. Por vetë i pandehuri vendos të thyejë heshtjen duke i drejtuar një kërkesë Kryeprokurorit Adriatik Llalla, që të hidhet dritë mbi autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Eduard Halimi nis punën si opozitar, duke u ankuar për kostot e qeverisë së re

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:39

Eduard Halimi nis deklaratat politike si opozitar. Deputeti demokrat që ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë shkruan në Facebook për shpenzimet e Parlamentit të ri.

“SA DO TË NA KUSHTOJË PARLAMENTI DHE QEVERIA E RE?

Braçe: Ministrat e rinj, Nishani po shkel Kushtetutën e po futet në rrugë pa krye

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:38

Socialisti sulmon Presidentin. “U soll si ministër plotësues i qeverisë ‘Berisha’” 

BLEDAR HOTI

Aksident në jug, gjejnë vdekjen nënë e bir

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:37

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Levan-Tepelenë, ku një fuoristradë është përplasur me një zetor. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja Adelina Muçaj, 35 vjeç dhe fëmija i saj 2-vjeçar. 

Sipas burimeve, nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë bashkëshorti i viktimës, Jetnor Muçaj, vajza e çiftit dhe katër personat që po udhëtonin në zator. 

Ekzekutimi në Bulqizë,lirohet 33-vjeçari i dyshuar

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:01

TIRANE- Policia e Tiranës ka lënë të lirë për mungesë provash, shtetasin Gentjan Duva, i arrestuar dy ditë më parë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmeni të kromit në Bulqizë, Qerim Marku. 

Nga të dhënat e policisë, Gentian Riza Duva, 33 vjeç,  është arrestuar me kërkesë të policisë së Bulqizës. Pas verifikimit duket  se policia nuk ka mundur të gjejë asnjë provë që të implikonte 33-vjeçarin në vrasje.

I dyshuari Gentian Duva u arrestua të enjten e kësaj jave brenda banesës së tij në Linzë të kryeqytetit, dhe është mbajtur prej dy ditësh në Komisariatin Nr.4.

Aksident në Levan-Tepelenë, vdes nëna dhe fëmija 2 vjeç, plagosen 5 vetë

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:00

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku humbën jetën një grua së bashku me foshnjën e saj 2 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 20:20 minuta në vendin e quajtur Kafaraj, ku një automjet fuoristradë me targë, AA 089 CG u përplas me një zetor.

 Si pasojë e aksidentit, humbën jetën, bashkëshortja e drejtuesit të automjetit, Adelina Muçaj, 35 vjeçe dhe djali i saj 2-vjeçar D. Muçaj. Ndërsa bashkëshorti i viktimës, i cili drejtonte edhe automjetin, Jetnor Muçaj mbeti i plagosur si edhe vajza e çiftit, M. Muçaj 12-vjeçe.

Ndërhyrja në Siri, Obama e krahason me Kosovën

Postuar në 07 Shtator, 2013 16:59

Në një fjalim të përjavshëm në radio Presidenti amerikan Barak Obama tha sot se ndërhyrja në Siri do të jetë e limituar pa përsëritur një Irak apo Afganistan. Obama e krahasoi këtë vendim me ndërhyrjen në luftën e Kosovës duke thënë se : “ Vendimi I SHBA-së për të ndërhyrë në konfliktin e Kosovës në vitin 1999 ishte pa mbështetje popullore por ishte padyshim vendimi I duhur”, raporton Reuters. Obama foli për popullin amerikan fill pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg ku nuk gjeti mbështetjen që kërkonte prej vendeve të tjera.

Për çdo blerje mbi 1000 lekë, mbanin 100 lekë dhe për çdo litër mbanin 50 ml

Postuar në 07 Shtator, 2013 16:59

Sokol Çobo

Zbardhet pjesërisht mashtrimi me pikat e karburantit, i cili ka ndodhur edhe brenda qytetit të Tiranës. Prokuroria e Tiranës ka verifikuar materialet e marra nga Metrologjia dhe ka rezultuar se nga 14 pika në të gjithë vendin, katër prej tyre janë në Rrethin e Tiranës. “Dy pika karburanti janë brenda qytetit të Tiranës dhe dy në periferi”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara