Aksident në Levan-Tepelenë, vdes nëna dhe fëmija 2 vjeç, plagosen 5 vetë

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:00

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku humbën jetën një grua së bashku me foshnjën e saj 2 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 20:20 minuta në vendin e quajtur Kafaraj, ku një automjet fuoristradë me targë, AA 089 CG u përplas me një zetor.

 Si pasojë e aksidentit, humbën jetën, bashkëshortja e drejtuesit të automjetit, Adelina Muçaj, 35 vjeçe dhe djali i saj 2-vjeçar D. Muçaj. Ndërsa bashkëshorti i viktimës, i cili drejtonte edhe automjetin, Jetnor Muçaj mbeti i plagosur si edhe vajza e çiftit, M. Muçaj 12-vjeçe.

 Të plagosur kanë mbetur edhe tre personat që udhëtonin me zetor. Ata janë, Krenar Troka, 21 vjeç, Ervin Troka 23 vjeç dhe Aleksandër Banaj, 27 vjeç. 

Të tre këta persona u dërguan menjëherë në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, gjendja paraqitet mjaft e rënduar për drejtuesin e mjetit, Jetnor Muçajn dhe vajzën e tij 12-vjeçare. 

 

Nga të dhënat e policisë, mësohet se ka qenë zetori, në të cilin udhëtonin tre personat, ai që i ka prerë rrugën automjetit të drejtuar nga Muçaj në afërsi të vendit të quajtur Kafaraj.

Muçaj, për shkak të shpejtësisë, nuk arriti dot ta shmangte zetorin, duke bërë që përplasja të ishte e paevitueshme. Po ditën e djeshme, një tjetër aksident u regjistrua në Tiranë, tek kryqëzimi i liqenit Thatë.

Për pasojë, mbetën të plagosur shtetasit, Qamil dhe Meliha Xhaferri. Ata u dërguan menjëherë në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. 

/Shekulli Online/E.D./

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.