Arkiv-Lajme të përditësuara

Senati aprovon sulmet në Siri

Postuar në 05 Shtator, 2013 03:08

Presidenti Barack Obama tha gjatë së mërkurës se bota vendosi një “vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike, të cilën ai kërkon ta aplikojë tashmë kundër Sirisë, ndërkohë që Komiteti i Senatit ka aprovuar një rezolutë, e cila autorizon një sulm ushtarak të Shteteve të Bashkuara, të cilin ka planifikuar presidenti. 

Projektet e mëdha në Tiranë, Basha: Ne flasim me vepra

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:28

Më në fund daullet po bien për Tiranën. Ajo do të marrë pamjen e një kryeqyteti modern me një Terminal për transportin e brendshëm, me ndërtimin e Bulevardit të ri dhe me Tramin, projekte të premtuara në fushatë nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha. Ka ardhur koha që këto projekte të shohin dritën e diellit dhe vetë Basha premtoi sot se së shpejti do të nisë puna për Terminalin dhe Bulevardin.

Konkurueshmëria, Shqipëria bie në renditje

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:27

Shqipëria ka humbur 6 pozicione në klasifikimin e përvitshëm të Raportit Global mbi Konkurueshmërinë të Forumit Botëror Ekonomik. Shqipëria ndodhet në vendin e 95 mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim. 

Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Ndër kategoritë më të vlerësuara është shëndetësia dhe sistemi arsimor fillor, me 5.9 pikë. Pozitiv edhe klasifikimi për mjedisin makroekonomik, me 4.41 pikë. Me mbi 4 pikë është vlerësuar efikasiteti i tregut të punës apo dhe arsimimi i lartë. Pikët më të ulta janë dhënë për invacionin, 2.8 dhe përmasat e tregut.

Rama: Kjo është filozofia e re që duam të jetësojmë

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:26

Edi Rama ka çelur zyrën e deputetit në qarkun e Vlorës, pas përzgjedhjes së tre të rinjve që do të punojnë në këtë zyrë. Nga 252 persona që kishin aplikuar duke ju përgjigjur ftesë së hapur të kryeministrit të zgjedhur, shkallë pas shkalle janë vlerësuar të gjithë pjesëmarrësit në konkurs dhe në përfundim të tij janë përzgjedhur për të punuar në këtë zyrë të rinjtë Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj. 

Negociatat Basha-Topi për opozitën e re

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:24

Kreu i FRD-së pritet të lançojë idenë e një të djathte të riformatuar

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Senati miraton sulmet në Siri

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:23

Presidenti Barack Obama tha gjatë së mërkurës se bota vendosi një “vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike, të cilën ai kërkon ta aplikojë tashmë kundër Sirisë, ndërkohë që Komiteti i Senatit ka aprovuar një rezolutë, e cila autorizon një sulm ushtarak të Shteteve të Bashkuara, të cilin ka planifikuar presidenti. 

Meta: Integrimi, në krye të axhendës

Postuar në 04 Shtator, 2013 10:47

Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka theksuar gjate fjales se mbajtur ne “Forumin Strategjik te Bledit” se ne krye te axhendes se qeverise se re mbetet integrimi i vendit ne BE.

Meta vuri theksin tek nevoja e vendit për avancimin e shpejtë të reformave nga ana e qeverisë së re. Ai e vlerësoi se sfidat me të cilat përballet vendi janë të shumta, që nga zbatueshmëria e ligjit, lufta korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në reformat institucionale dhe ekonomike.

Hera e fundit si Kryeministër

Postuar në 04 Shtator, 2013 10:46

Ai hyri në këtë zyrë 8 vite më parë, duke qenë pasues i Fatos Nanos. Ndërsa nesër, Sali Berisha do të drejtojë mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Ndryshe nga Nano, Berisha ka nisur të bëjë “opozitë” ndaj mazhorancës së re, akoma pa u larguar nga pushteti. Nuk dihet nëse do të lërë një dosje për pasuesin e tij, Edi Ramën dhe nëse do të ketë një ceremoni për kalimin e pushtetit, por ai nuk do të jetë më Kryeministër i vendit me mbledhjen e parlamentit të ri javën e ardhshme.

Gazsjellësi TAP, projekti do të nisë nga rrugët e reja

Postuar në 04 Shtator, 2013 10:45

Zyrtarët e projekt TAP kanë zbarkuar dje në Tiranë për t’i dhënë falenderimet kryeministrit Berisha për kontributin në projekt dhe i bënë të ditur se shumë shpejt puna do të nisë nga ndërtimi i rrugëve lidhëse. Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland dhe Drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë, z. Michael Hoffmann, janë takuar dje me kryeministrin Berisha.

Tiranë, eksploziv makinës së biznesmenit të ndërtimit

Postuar në 04 Shtator, 2013 10:44

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur paraditen e sotme banorët e zonës në rrugën ‘Siri Kodra’ ne kryeqytet. Një sasi eksplozivi e vendosur në makinën e një biznesmeni në fushën e ndërtimit ka shpërthyer menjëherë sapo makina ka nisur të lëvizë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara