Arkiv-Lajme të përditësuara
Burgaj, krerëve të policisë: Garantoni rendin dhe sigurinë publike, parandalim kriminalitetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka kerkuar angazhim më të madh të strukturave te policise për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe parandalimin e kriminalitetit.
Ai sot zhvilloi një takim me drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në fokus të të cilit ishte analizimi i punës së deritanishme dhe rezultateve të arritura, si dhe intensifikimi i mëtejshëm i masave për periudhën në vijim. Në këtë takim merrnin pjesë dhe Zv/Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Zyrtarët shqiptarë dyndin me dhurata diplomatët amerikanë
Të dhënat e publikuara nga Departamenti amerikan i Shtetit, tregojnë proamerikanizmin e zyrtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët kanë qenë më të predispozuar se homologët e tyre të vendeve të Ballkanit, për t’u ofrojnë dhurata liderëve amerikanë gjatë vizitave në vendin e tyre.
Rama në dhomën e Berishës në Shkodër, miratohen 100 ditët e para
Qeveria “Rama” ka zgjedhur Shkodrën për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve përpara se të marrë zyrtarisht javën e ardhshme detyrën për të drejtuar vendin për 4 vitet në vijim. Kjo ndoshta edhe si përkujdesje nga ana e kryesocialistit për të shmangur çdo lloj komenti përçarës krahinor, por edhe si tregues se premtimet elektorale do të jenë në qendër të vëmendjes edhe në qeverisje. Rama zgjodhi Vlorën dhe Shkodrën si dy qytetet përfaqësuese të jugut dhe veriut, për të bërë mbledhjet e para të qeverisë së tij, aty ku dhe mbylli fushatën elektorale në 21 qershor.
Reeker-Metës: Zgjedhjet, test i kaluar me sukses për Shqipërinë, mbështesim integrimin në BE
Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, në Bled të Sllovenisë, ku mori pjesë në Forumin Strategjik.
“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin një test i kaluar me sukses për Shqipërinë”, mësohet t’i ketë thënë Reeker kreut të LSI, bën me dije zyra e shtypit të kësaj force politike.
Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit ka shprehur gjithashtu mbështetjen e SHBA për reformat institucionale, ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Zhduket gomonia me 27 klandestinë
Një gomonë me 27 persona në bord, që dyshohet të jenë klandestinë me origjinë nga Lindja e Mesme, është zhdukur në Kanalin e Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas rojes bregdetare italiane, gjate dites se hene rreth ores 20.50, eshte marre nje sinjal per ndihme, por pavaresisht nisjes se menjehershme te anijeve nga Pashalimani dhe Porto Palermo ne Shqiperi, nuk eshte bere e mundur gjetja e gomones.
Nishani dhe Kodheli ndjekin stërvitjen shqiptaro-britanike
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi ishte sot në Gjirin e Vlorës, ku mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes duke ndjekur nga afër stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2013” në det të hapur në Adriatik.
Presidenti i Republikës shoqërohej edhe nga ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ende nuk ka marrë detyrën.
Ai u shpreh se veprimet e përbashkëta “farkëtojnë standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtarakët tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s.”
McCain thirrje Kongresit: Mbështetni Obamën për Sirinë
Dy senatorë me ndikim në Kongresin amerikan thanë të hënën mbrëma se Presidenti Obama po harton një plan serioz për të fuqizuar opozitën siriane dhe për të ndihmuar në rrëzimin e Bashar al-Assadit nga pushteti.
Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham i bënë komentet për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura mbi Sirinë me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Senatori McCain tha se nëse Kongresi voton kundër propozimit të Presidentit Barack Obama për përdorimin e forcës ushtarake në Siri, kjo do të ishte me pasoja katastrofike.
Agimi i Artë, protestë për Përmetin në Kapshticë
Militantë të partisë neonaziste kanë protestuar për konfliktin e kishës së Përmetit: Na morët kishën ortodokse, të ikin emigrantët shqiptarë nga Greqia
Rama mbledh qeverinë në Shkodër
(E përditësuar) Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mblodhi pasditen e sotme në Shkodër kabinetin e ri qeveritar. Vendimi për mbajtjen e takimit dy ditorë në Shkodër u bë i ditur nga Rama pasditen e së dielës. Mbledhja nisi rreth orës 17:20 dhe ka zgjatur deri në orën 21:00, e në të nuk është lejuar asnjë media.
Mësohet se në takim të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit të zgjedhur Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse.
Korçë, dhunohen varrezat
Varrezat publike të qytetit të Korçës janë gjahu i preferuar i personave që mbledhin skrap, të cilët duket se kanë gjetur një tjetër burim si varret e qytetit me dekore bronzi.
Prej kohësh vjedhja e tyre është shndërruar në një fenomen. 3 muaj më parë ra një person në pranga që vidhte dekore bronzi në këtë varrezë, ndërsa gjatë ditëve të fundit, të tjerë persona kanë dhunuar sërish varret duke vjedhur kryesisht vazot e luleve që janë prej metali dhe që i vetmi funksion që kanë pas shkuljes, është shitja për skrap për arsye fitimi.