Arkiv-Lajme të përditësuara
Policia Bashkiake largon tregtarët e biçikletave
Policia Bashkiake ka zhvilluar një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Këtë radhë policët bashkiake jane rikthyer në rrugën 'Qemal Stafa', prane Pazarit të Ri, ku kanë larguar të gjithë biçikletat apo sendet e vjetra që shiteshin në një treg të improvizuar duke zënë trotuaret në të dy anët rrugës.
Greqi, hetime për zhdukjen e 502 fëmijëve shqiptarë
Ende mister çështja e zhdukjes se 502 fëmijëve rome nga Shqipëria nga institucionet shtetërore “Agia Varvara”.
Autoritet greke po lëvizin me shpejtësi, ndërsa kërkojnë me ngulm prezantimin e çfarëdo dëshmie. Nga ana tjetër autoritetet gjyqësore thanë se janë të gatshme për të rihapur dosjet pas ndërhyrjes së Ministrit të Drejtësisë Charalambos Athanassiou. Për këtë rast të paprecedent ishte urdhëruar për hetim në vitin 2004 prokurori i Shkallës së Parë të Athinës.
Rritja e pagave, të hënën shpërndahet fondi 2. 5 mld lekë
-Fondi prej 2.5 miliardë lekësh, i përllogaritur për shtesën mbi pagat dhe pensionet do të nisë të ndahet të hënë, në 1 shtator. Edhe pse efektet financiare nisin në korrik, shtesa mbi pagën do të ndahet me rrogën e gushtit dhe do të vijojë të paktën deri në fund të këtij viti. Shtesë mbi pagën do të përfitojnë të gjithë nëpunësit civil, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët.
Rinovohet sistemi i faturimit në CEZ, tani më pak abuzime
Të gjitha modulet e sistemit të faturimeve në CEZ-Shpërndarje janë rinovuar.
Tani përllogaritje automatike e debisë dhe kamatës së abonentëve në kohë reale. Në funksion është edhe një sistem informimi me SMS
Pasi ka përmirësuar disa tregues emergjentë në lidhje me gjendjen financiare, tani administratori i CEZ-Shpërndarjes, Sait Dollapi, ka promovuar shërbimet e teknologjisë së lartë për ankesat dhe pagesat e faturave online.
Shërbimet e reja
Braçe: Nismë parlamentare për të zhbërë ligjërisht privatizimet e Berishës
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Premtimi - Zhbërja e vendimeve, të cilat kanë kaluar pronën shtetërore te sektori privat në kundërshtim me ligjin, ka qenë premtim elektoral i PS-së
Kabineti i Berishës, dorëhiqen 18 këshilltarët
Sot pritet që të gjithë drejtorët aktualë të qeverisë të ikin, sipas urdhrit të kryeministrit Sali Berisha.
Sipas një urdhri të brendshëm, këshilltarët dhe drejtorët, duhet që deri sot, datë 31 gusht, të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.
“I lodhur me luftrat”, Obama do ndërhyrje
Duke deklaruar se ndihet “i lodhur nga lufta”, por i vendosur për ta vënë Sirinë para përgjegjësisë për përdorimin e armëve kimike, presidenti Barack Obama tha gjatë së premtes se është duke marrë në konsideratë një kundërpërgjigje të kufizuar, ndaj asaj që inteligjenca amerikane e vlerësoi me “besueshmëri të lartë” si sulmi sirian që vrau mbi 1400 persona.
Obama: Po shqyrtojmë një sulm të kufizuar
UASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha se po konsideron një sulm të kufizuar, si një reagim ushtarak ndaj përdorimit të armëve kimike kundër qytetarëve, nga regjimi sirian.
Duke e cilësuar një sfidë për botën, Obama tha se përdorimi i armëve kimike, kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe meriton një përgjigje.
Megjithatë, Presidenti theksoi se ai ende nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me veprimet që do të ndërmarrë Amerika. Ai tha se këshilltarët e tij ushtarakë janë duka parë një gamë të gjerë opsionesh.
'Justifikimi' i komandantit për sjelljen ndaj të verbrës: E ulëm në një vend me pamje nga deti
E nxorën nga restoranti i tragetit, i ndaluan të futej në zonën e rezervuar të pasagjerëve, e detyruan për mese dy orë të qëndrojë jashtë. Për më tepër edhe e kanë kërcënuar: “Ose dil jashtë ose të hodhëm në det, ty dhe qenin”. Viktima e një sjelljeje të tillë, 24-vjeçarja e verbër, Kedrit Shalara, që më 16 gusht ka marrë tragetin nga Vlora për në Brindisi.
Privatizimet e orës së fundit, Braçe: Qeveria po pasuron klientët e saj në dëm të popullit
Deputeti socialist, Erjon Braçe akuzon se privatizimet e fundit janë pjese e një operacioni të madh për transferimin e pronës publike tek klientët e Qeverisë.
Zoti Braçe thote se vetëm gjatë gushtit Qeveria ka transferuar tek privatet afer saj asete dhe prona publike me vlerë qindra milionë euro, që nisin sipas tij me rishitjen e aksioneve të ARMO-s.