Obama: Po shqyrtojmë një sulm të kufizuar

UASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha se po konsideron një sulm të kufizuar, si një reagim ushtarak ndaj përdorimit të armëve kimike kundër qytetarëve, nga regjimi sirian.
Duke e cilësuar një sfidë për botën, Obama tha se përdorimi i armëve kimike, kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe meriton një përgjigje.
Megjithatë, Presidenti theksoi se ai ende nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me veprimet që do të ndërmarrë Amerika. Ai tha se këshilltarët e tij ushtarakë janë duka parë një gamë të gjerë opsionesh.
Ndërkaq, sipas BBC, pas refuzimit të Britanisë për të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Sirisë, Obama ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin, Cameron. BBC raporton se biseda ka zgjatur rreth 15 minuta, dhe është karakterizuar nga një ton miqësor.
Më herët parlamenti britanik refuzoi kërkesën e kryeministrit për të përfshirë Britaninë në një sulm ushtarak në Siri.
panorama
Add new comment