Arkiv-Lajme të përditësuara

Prokuroria refuzon hetimet për trafikun e armëve nga Arben Imami

Postuar në 28 Gusht, 2013 21:14

Trafiku i armëve nga Ministria e Mbrojtjes dhe institucione të tjera nën varësinë e saj, ka qenë një ndër akuzat më forta të opozitës së djeshme ndaj ministrit në largim, Arben Imami. Për këtë arsye, deputeti socialist, Erion Braçe, kishte nisur një kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme për nisjen e hetimeve.

Por, pas pesë muajsh, Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje refuzuese, duke thënë se raportin duhet ta shqyrtojë njëherë Kuvendi.

“Albpetrol” Mbyllen të gjitha kontratat deri në 2014

Postuar në 28 Gusht, 2013 21:11

Kompania likuidon “hesapet” me vlerë 100 milionë USD. “Bankers” sqaron “paradhënien”

Kostot e transportit rriten nga tarifa 40 euro, kurse në vit për një subjekt arrin 100 mijë euro

Në këtë sezon të vitit, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arrijnë pikun, me vëllim të lartë

Rama: Tre ditë intensive, për të hapur një kapitull të ri zhvillimi

Postuar në 28 Gusht, 2013 21:10

Kryeministri në ardhje, Edi Rama, duke komentuar konferencën “Shqipëria e një gjenerate tjetër”, ka thënë se kanë qenë tre ditë intensive. Sipas tij, gjatë kësaj konference janë hedhur themelet për një kapitull të ri zhvillimi

Në tre ditë tejet intensive, u zhvilluan përveç sesioneve publike, edhe debate e biseda të detajuara, për çdo sektor të ekonomisë dhe për strategjinë e betejës shumëplanëshe që do rikthejë kontrollin e territorit duke hapur një kapitull të ri zhvillimi”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa ka postuar edhe disa foto të përgatitjeve para konferencës.

“Ne shpëtuam vendin nga kriza”

Postuar në 28 Gusht, 2013 21:09

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti qëndrimin e kryeministrit të ardhshëm Edi Rama për prishjen e çdo ndërtimi të paligjshëm, megjithate, sipas zotit Berisha, qellimi i zotit Rama nuk eshte kontrolli ligjor mbi territorin, por marrja e kompetencave kushtetuese te pushtetit lokal per te zhbere planet urbanistike ne favor te klienteles se pushtetit te ri, qe, sipas Kryeministrit, po nderton ne menyre te paligjshme ne bregdet dhe do te riktheje politiken personale te 20 perqindeshit korruptiv per ndertimet. 

Thaçi-Daçiç, përkushtim për zgjedhje të suksesshme

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:15

Takimi i 15-të mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, ka përfunduar dje pasdite në Bruksel pa asnjë marrëveshje të re, përveç rënies dakord mbi nevojën për pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Rama, mbështetje popullit sirian

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:13

Nga selia e Partisë Socialiste, Kryeministri i zgjedhur i vendit Edi Rama shprehu mbështetjen paekuivok të Qeverisë së re për SHBA-të dhe NATO-n, në përpjekjet e tyre për t'i kthyer lirinë Sirisë dhe për ta shpëtuar popullin sirian nga regjimi barbar i Bashar al Assad. 

Bonot e thesarit, interesi zbret në 4.5 % nga kërkesa e lartë

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:10

Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të qeverisë 10.9 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 3 dhe 12-mujor. Kërkesa e lartë për të blerë letra me vlerë të qeverisë, kryesisht nga bankat tregtare, ka bërë që interesi të zbresë sërish, duke shënuar një tjetër minimum historik. Për bonot me maturim 12-mujor, shuma e shpallur për shitje ishte 8.6 miliardë lekë, ndërsa ajo e kërkuar ishte rreth 14.2 miliardë lekë. Interesi mesatar zbriti në 4.58 %, nga 4.87 %, që ishte në ankandin e mëparshëm me të njëjtin afat maturiteti.

Berisha: Edi Drama do e zhysë vendin në recesion. Mos të provokojë popullin me Enverin

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:08

Kryeministri në detyrë Sali Berisha e ka shfytëzuar mbledhjen e radhës së kabinetit qeveritar për të sulmuar  konferencën dy ditore të Partisë Socialiste dhe pasardhësin e tij Edi Rama. Ashtu siç e kishte etiketuar edhe më herët në rrjetin social “Facebook” Berisha ka thënë se konferenca ishte dramë me dy akte. Berisha ka akuzuar kryesocialistin Rama se synon që të zotërojë gjithë territorin e vendit, i cili sipas ligjit i takon të administrohet nga pushteti vendor. Ndërkohë sipas tij qeveria “Rama” është qeveri e 20%-shit.

Tiranë, vritet një person, shkak një gërvishtje makine

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:04

Një 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me grushta pas një konflikti të çastit në afërsite fushës së "Ali Demit" në Tiranë. 

Policia e Tiranes deklaroi se e arrestoi nje ore pas ngjarjes Artenc Shehun 30 vjeç nga Korça. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:00 te paradites se te merkures, kur pas nje grindje te çastit per shkak të një gervishtjeje të një automjeti, autori i dyshuari i ngjarjes Artenc Shehu e ka goditur 60-vjeçarin me grusht duke e lene pa ndjenja ne toke. 

Mbyten dy pushues në plazhin e Velipojës, shpëtohen 3 të tjerë

Postuar në 28 Gusht, 2013 03:14

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Dy pushues, njëri nga Ferizaj, Kosovë  dhe tjetri nga Shkodra kanë humbur jetën.Viktimat janë identifikuar si Adnand Halimi, 50 vjeç nga Ferizaj dhe Myfit Paçrami, 56 vjeç banues në Shkodër. Tre pushues të tjerë rrezikuan gjithashtu jetën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara