Mbyten dy pushues në plazhin e Velipojës, shpëtohen 3 të tjerë

Postuar në 28 Gusht, 2013 03:14

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Dy pushues, njëri nga Ferizaj, Kosovë  dhe tjetri nga Shkodra kanë humbur jetën.Viktimat janë identifikuar si Adnand Halimi, 50 vjeç nga Ferizaj dhe Myfit Paçrami, 56 vjeç banues në Shkodër. Tre pushues të tjerë rrezikuan gjithashtu jetën.

Sipas policisë, bilanci mund të kishte qenë dhe më tragjik, pasi vetëm pas ndërhyrjes së tyre kanë mundur të shpëtojnë, Bardhyl Alija, 25 vjeç, nga Kosova,  Viktor Arina, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina Shkoder  dhe Andi Liçna, 25 vjeç, banues ne Velipoje.

Të tre pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qëndren Shëndetësore Velipojë janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndoidhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë. Paraprakisht mendohet se dallgët e forta si pasojë e motit të keq, kanë shkaktuar edhe mbytjen e pushuesve.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.