Arkiv-Lajme të përditësuara
PS drejt zgjedhjeve, Rama pa mandat në shtator
Në rast se Edi Rama (ashtu si edhe pritet të ndodhë) do të rikandidojë për kryetar të Partisë Socialiste, kjo do të ishte gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt. Kjo, pasi ambicia e Ramës për kryetar të Partisë Socialiste nis që në vitin 2003, ku në pozicionin edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kandidonte për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-Presidentit Rexhep Mejdani. Garë të cilën ai natyrisht do ta humbiste, pasi përballë kishte kryetarin dhe kryeministrin e vendit.
KLSH te Financat – Faturat e papagura, 400 milionë USD
“Me ritmin e vonesave dhe projektet e reja, detyrimet ndaj biznesit do të arrijnë 1 miliard në 2015”
Shifra e raportuar për herë të parë konsiderohet gati dy herë më e lartë nga sa ishte deklaruar deri më tani
THAÇI MENDON TA PËRDOR ERDOGANIN PËR ZGJEDHJE
Partia Demokratike e Kosovës duket se e ka gjetur formulën për ta mbajtur Prizrenin. Partia në pushtet pritet që për t`i bindur prizrenasit që t’ia japin votën, ta përdorë hiq më pak se kryeministrin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan.
Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Tribuna” se planifikohet që gjatë tetorit kur veç të ketë nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, vendin ta vizitojë kryeministri turk.
Bulevardi i ri i Tiranës
Projekti për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës pritet të mësojë emrin e kompanisë fituese javën e ardhshme.
Ka qenë Bashkia e Tiranës, e cila me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se, javën e ardhshme do të përzgjedhë kompaninë, e cila do të ndërtojë Bulevardin e ri të kryeqytetit.
Rritet defiçiti buxhetor, BSH: Janë rritur shpenzimet në 6 muajt e fundit
Shpenzimet e larta buxhetore në tremujorin e dytë të këtij viti kanë rritur ndjeshëm defiçitin buxhetor. Situata e vështirë financiare, për të cilën është folur shumë së fundmi është konfirmuar edhe prej raportit të fundit të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë të 2013.
Ndërtimi i bulevardit të ri, javën e ardhshme fituesi
TIRANE- Bashkia e Tiranës njoftoi sot se javën e ardhshme do të shpallë kompaninë fituese, e cila do të ndërtojë bulevardine ri të Tiranës. Sipas Bashkisë, 4 kompani prestigjoze ndërkombëtare nga Evropa dhe Lindja e Mesme kanë paraqitur ofertat financiare si dhe dokumentacionin përkatës, për të realizuar këtë projekt strategjik, më i rëndësishmi i realizuar në 70 vitet e fundit në kryeqytet.
Viktima e atentatit, kërkohej nga policia
Në hetim trafiku i drogës, plagosje, pengmarrje dhe përplasje me grupe kriminale
Abuzimet e “Belle Air”, shtyn me 6 orë udhëtimet për në Itali
“Belle Air” vazhdon abuzimet e pajustifikuara. Kompania me njerëz pranë Lulzim Bashës, përveçse ka katërfishuar biletat për udhëtimet në Itali, për shkak se ka mbingarkime, është duke shtyrë me nga 6 orë udhëtimet. E gjitha kjo ndodh për shkak se shteti shqiptar ka falimentuar kompanitë e tjera ajrore dhe tashmë “Belle Air” ka krijuar një monopol.
Porti i Durrësit me koncension
Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka denoncuar dhënien me koncesion të Portit të Durrësit. Sipas saj, i gjithë procesi është zhvilluar me qëllime elektorale dhe është grabitur prona shtetërore.
Në dalien e saj për mediat, deputetja socialiste ka deklaruar se vendimi për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit do të jetë nga vendimet e para, që do të zhbëhet nga Qeveria e re.
Gjithashtu Felaj i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë, që të nisë hetimet lidhur me procedurën e ndjekur.
Përmet, kyçen dy kishat, meshë para Pallatit të Kulturës
Kleri dhe besimtarët ortodoksë në Përmet janë të vendosur të mos lëshojnë pe për administrimin e kishës së tyre, apo godinës së Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”. Pasditen e djeshme, disa besimtarë dhe dy priftërinjtë lokalë, ikonom Vasil Thomollari dhe dhikon Ilija Tyto, kanë marrë pjesë në një ceremoni lutjesh para ambienteve të godinës. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm, ashtu si dhe herët e tjera, pak besimtarë, ndërkohë që shumë prej tyre nuk u janë bashkuar lutjeve nga frika e ndonjë reprezaljeje nga ana e forcave policore.
