Arkiv-Lajme të përditësuara
THAÇI OPTIMIST PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES
Kryeministri Hashim Thaçi, se është optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin, do të arrihet këtë takim në Bruksel, i cili do të mbahet më 27 gusht. Shefi i Qeverisë përsëri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit të cilat do të mbahen për herë të parë ne tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Të vërtetat e buxhetit
Një ditë më parë kur justifikoi llogaritë e buxhetit, ministri i Financave Ridvan Bode, listoi si argument ecurinë e disa prej treguesve financiarë të Qeverisë.
"Në këtë vit elektoral dhe me probleme, përsëri ne figurojmë me një balancë primare pozitive, i themi sufiçit primar", tha një ditë më parë Bode.
Pronari i lokalit merr peng e torturon punëtorin 19 vjeç
Një 19-vjeçar nga fshati Cangonj i Devollit është marrë peng dhe torturuar për rreth 5 orë nga bashkëfshatari i tij.
Eridon Gjata u mbajt i lidhur me litar dhe u rrah nën kërcënimin e thikës, derisa prindërit e tij dhanë alarmin për të njoftuar policinë. Policia arrestoi Erind Spahiun dhe Andi Mullallin, të cilët kanë pretenduar se i riu u kishte vjedhur 200 mijë lekë. 19- vjeçari rrëfeu gjithë ngjarjen, deri në momentin e lirimit.
Meta: Vendi ecën më shpejt me një rini aktive
Akademia Verore për Politikën e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës ka ulur siparin pas pesë ditësh mes aktiviteteve të shumta politike dhe kulturore.
Përmes një organizimi unik dhe për t’u marrë shembull, qindra të rinj janë impenjuar mes trajnimeve dhe debateve të shumta, ku nuk kanë munguar edhe ambasadorë të shumtë në vendin tonë, që kanë pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet që organizohet çdo vit nga Lëvizja Rinore për Integrim.
Komunitetet e Krishtera: Shteti t’i kthejë Kishës pronat
Komunitetet e Krishtera në Shqipëria kanë reaguar mbi ngjarjen në Përmet për godinën e Pallatit të Kulturës që pretendohet nga kisha se është godinë fetare.
Në një deklaratë për shtyp, Komunitet e Krishtera të Shqipërisë u shprehën se përmbarimi përdori dhunën mbi klerikët dhe objektet fetare duke rikthyer në kohë vitet e persekutimit të klerit fetar në Shqipëri.
Sajmir Mani: Kujdes nenin 67! Legalizon më 1 tetor emërimet fiktive
Me ligjin e ri, reforma në administratë ka kosto. Nga 7 mijë, ato me status shumëfishohen
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Pothuajse janë ligjëruar konkurrimet për vende të “zëna” dhe jo “të lira” siç përcakton ligji
Asgjësohen 690 rrënjë kanabis në Krujë e Delvinë
Vijojnë operacionet policore për asgjësimin e kanabis sattiva. Dy operacione të ndryshme të kryera në Krujë dhe Delvinë janë finalizuar me asgjësimin e 690 rrënjëve hashash, ndërkohë policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.
Aksioni i parë është kryer rreth mesditës në fshatin Bruz Mal, të Komunës Cudhi ku u gjetën 540 rrënjë kanabis sattiva.
Tiranë, vijon prishja e ndërtimeve pa leje
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vijoi sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, me prishjen e një objekti në rrugën “George Ë Bush.
Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Florenc Hoxha u shpreh për mediat se, ky objekt i ndërtuar në kundërshtim me ligjin ka cënuar rëndë strukturën mbajtëse të pallatit, kështu që nga ana jonë janë marrë të gjithë masat ligjore, deri në finalizimin e tyre sot, me ndërhyrjen për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.
Zbulohet restoranti i Llallës mbi tarracën e Prokurorisë
Është kthyer tashmë në praktikë mjaft fitimprurëse për institucionet shtetërore që hapësira të institucioneve të tyre t’i përdorin për të hapur biznese, kryesisht lokale. Pas Prokurorisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, tashmë është Prokuroria e Përgjithshme e cila ka vendosur që të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për të ndërtuar një restorant mbi tarracë.
Rama, takim informal me Thaçin në Prizren
Kryeministri i ri i zgjedhur, Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministri i ri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvilloi dje një takim informal në Prizren me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky takim u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së Ramës në ‘Dokufest’ një festival i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë që mbahet çdo vit në Kosovë. Përmes rrjeteve sociale, Rama shpërndau fotografinë ku ai qëndronte në një tryezë me Thaçin dhe po kështu me drejtuesin e këtij festivali.