Zbulohet restoranti i Llallës mbi tarracën e Prokurorisë

Është kthyer tashmë në praktikë mjaft fitimprurëse për institucionet shtetërore që hapësira të institucioneve të tyre t’i përdorin për të hapur biznese, kryesisht lokale. Pas Prokurorisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, tashmë është Prokuroria e Përgjithshme e cila ka vendosur që të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për të ndërtuar një restorant mbi tarracë. Praktika e institucioneve të tjera ka treguar se pas ndërtimit me fondet e buxhetit të institucioneve shtetërore, këto mjedise u jepen me qira individëve privatë me shuma të papërfillshme, ndërsa xhiroja është mëse e garantuar për shkak të klientelës stabël. Që në ditët e para të publikimit të nismës “Stoprrënimit. com” nga Partia Socialiste janë të shumtë qytetarët të cilët denoncuan ngritjen e shtesave apo të objekteve. Nga objektet e denoncuara nga qytetarët, është edhe shtesa e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila i ka bllokuar pamjen e kateve të sipërme të një prej pallateve pas saj. Të kontaktuar në telefon, zyrtarët e Prokurorisë shprehen se kanë marrë leje. “Shekulli” ka mundur që të zbulojë dosjen e plotë të ndërtimit shtesë që organi kryesor i akuzës ka kryer, gjatë kësaj vere. Nga këqyrja e dokumentacionit, rezulton se shtesa e ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme është planifikuar jo për zyra, por për një restorant. Madje, nga hartat që kanë marrë pjesëmarrësit në tender, rezultojnë se është për-caktuar edhe numri i tavolinave dhe i gjithë sistemi i ndriçimit dhe ai audio. Në total kostoja e shtesës ka kushtuar rreth 5 milionë lekë të reja. “Fondi limit: 4 997 548 lekë. Burimi i Financimit: Buxheti i Shtet-it. Objekti i kontratës: Shtesë kati me konstruksion metalik i kombinuar të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin 2013, me prokurim elektronik”, thuhet në dosjen e tenderit të zhvilluar nga ky institucion. Ende nuk bëhet e ditur nëse Organi i Prokurorisë së Përgjithshme ka marrë leje në Bashkinë e Tiranës për shtesë ka-ti, ndërsa dyshimet e qytetarëve të ternatia999@gmail.com "Reshit Çollaku", godina "Lani"shpk. Tirane -ALBANIA ontakt: cilët kanë denoncuar rriten edhe tej, duke marrë parasysh se ndërtimi i saj nisi në periudhën parazgjedhore, kur nuk ka pasur mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Tiranë.
Shtesa e Prokurorisë
Sipërfaqja e shtesës është mbi 110 metra katrorë dhe pritet që të ketë punime speciale. Konstruksioni i saj do të jetë metalik, ndërsa pjesët brenda do të kenë punime speciale. 110 metra katrorë do të jenë veshje dërrase të dyshemesë, ndërsa tavanet do të të punuar me gips, madje edhe tavane të varura, çka rrit vlerën e ndërtimit. Pjesa më e madhe e mureve, për shkak të konstuksionit metalik të objektit shtesë, do të jenë me vetrata të mëdha të cilat mund të hapen duke rritur sipërfaqen e shfrytëzimit për lokalin. Rreth katër metra katrorë do të jetë banaku, ndërsa 4.5 metra katrorë është parashikuar që të jetë kuzhina e këtij restoranti. Lokali është menduar që të ndahet në dy hapësira të ndryshme, njëra për restorant dhe tjetra ku do të shërbehen vetëm pijet. Sipas dokumenteve të planimetrisë, është parashikuar që të jenë katër tavolina druri të mëdha të mbuluara me xham dhe për të cilat do të përdoren kolltukë të veshur me imitacion lëkure. Në pjesën tjetër është parashikuar që të vendosen 8 tavolina druri. I gjithë restoranti është parashikuar që të mbulohet nga sistem audio përmes 4 bokseve që janë parashikuar të blihen dhe amplifikatorëve të ndryshëm.
Siguria e Prokurorisë
Për shkak se Prokuroria e Përgjithshme është një institucion i rëndë- sisë së veçantë, i cili ka shumë zona të sigurisë së lartë dhe si i tillë nuk mund të bëhet publik projekti hidraulik, elektrik, i aspirim-kondicionimit, telefonisë dhe internetit, projekti i plotë i konstruksionit nuk është bërë publik, duke i kërkuar kompanive të interesuara që të paraqiten posaçërisht në institucion për të marrë projektet.
Mbikëqyrja e punimeve
Rreth 119 646 lekë është paguar vetëm mbikëqyrësi i punimeve që është përgjigjur për ndjekjen e realizimit pikë për pikë të kontratës së nënshkruar midis Autoritetit Kontraktor dhe Kontraktuesit, për realizimin e fazave të ndryshme të zbatimit të respektimit të afatit të dorëzimit dhe kostos së objektit. Mbikëqyrësi, sipas kontratës së lidhur, do të duhej të përgjigjej edhe për ndërtimin e objektit në përputhje me projektin dhe kushtet teknike të zbatimit në fuqi për mbikëqyrjen dhe përshkrimin e zbatimit të projektit, cilësinë e materialeve të përdorura që të plotësojnë kërkesat e objektit si dhe për vendosjen në vepër të elementeve të parapërgatitura.
SHEKULLI
Add new comment