Skandali/ SHQUP-i u takon pronarëve të ligjshëm, jo PD-së

Postuar në 24 Gusht, 2013 04:43

Pronarët e tokës së SHQUP-it: Qeveria nuk respekton të drejtën ligjore për pronën

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Sa i përket Shtëpisë së Oficerëve, kjo pronë është njohur tashmë si pronë që i përket familjes sime”

“Do të informoj ambasadën amerikane për këtë çështje, si dhe ambasadën e Bashkimit Europian”

Herion Mesi

Pasi realizoi tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, për ta shndërruar atë në seli në PD-së, qeveria në ikje nuk u heq pronën pronarëve realë të truallit ku ndodhet kjo godinë. Ligjërisht, zhvendosja SHQUP-it nga godina e saj historike dhe nxjerrja e saj nga inventari i Ushtrisë, u jep automatikisht të drejtën pronarëve të jenë blerësit e parë të ndërtesës, pa lejuar që kjo pronë të rishtetëzohet përsëri për interesa të një partie politike. Por, një gjë e tillë nuk është zbatuar nga qeveria shqiptare, e cila me një vendim arbitrar nga pikëpamja procedurale, kërkon të trajtojë si qiramarrës pronarin dhe si pronar, qiramarrësin e ri.

Pronarët e truallit

Vendimi i qeverisë për zhvendosjen e selisë së Partisë Demokratike në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë ka sjellë në Tiranë një nga pasardhësit e familjes së njohur tiranase, Eduart Toptani. Në një intervistë të dhënë dje për “Top Channel”, duke mbajtur në dorë certifikatën e pronësisë, ai  thotë se është njëri prej dy pronarëve të truallit, ku qeveria përmes një vendimi ia kaloi në përdorim PD-së për seli. Sipas tij, Komisioni i Kthimit të Pronave, përmes këtij vendimi të vitit 1996 dhe një tjetri në 2004-n, ia ka njohur pronësinë e këtij trualli familjes së tij, por që nuk ka mundur ta marrë për shkak se ajo ka rezultuar në inventarin e pronave të ushtrisë. Me shkëputjen e saj nga Ministria e Mbrojtjes, lajm të cilin ai thotë se nuk i është komunikuar, por e ka mësuar nga miqtë e tij në Tiranë, Eduart Toptani thotë se si pronar i ligjshëm gëzon të drejtën e rimarrjes së pronës. “Unë jam Eduard Toptani. Jam avokat në Nju Jork dhe qytetar amerikan. Sapo mësova që qeveria shqiptare vendosi transferimin e Shtëpisë së Ushtarakëve për Ministrinë e Brendshme, e cila do t’ia japë Partisë Demokratike. Erdha menjëherë pasi si shumë familje të persekutuara gjatë regjimit komunist, familjes sime i janë sekuestruar pronat. Për sa i përket Shtëpisë së Oficerëve, kjo pronë është njohur tashmë si pronë që i përket familjes sime”, deklaroi Toptani. Ndër të tjera, Toptani akuzon qeverinë për mosrespektim të së drejtës ligjore për pronën e tij. “Komisioni i Kthimit të Pronave na e ka kthyer këtë pronë dhe dy pjesë të mëdha të kësaj prone janë tashmë të regjistruara dhe të hipotekuara në emrin tonë. Kjo pronë është jo vetëm e familjes sonë, por tashmë edhe e njohur ligjërisht si pronarë të saj. Unë nuk e kam fare idenë se përse qeveria nuk na e ka kthyer ne këtë pronë, por kërkon t’ia japë Partisë Demokratike. Sipas ligjit shqiptar, kjo pronë duhet të na kthehet ne dhe për godinën ne kemi të drejtën e parablerjes si pronarë të ligjshëm. Nuk e kuptoj se përse qeveria nuk e respekton të drejtën ligjore mbi pronën”, akuzoi Toptani në fjalën e tij.

Paralajmërimi

Me profesion avokat dhe njohës i ligjeve shqiptare, pronari i truallit të njohur si Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, Eduart Toptani thotë se do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë për rimarrjen e pronës së tij dhe do të informojë ambasadën e SHBA-së. “Unë po shikoj të gjitha hapat ligjorë që mund të ndërmarrë. Do të informoj ambasadën amerikane për këtë çështje, si dhe ambasadën e Bashkimit Europian. Sigurisht, që do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesin e familjes sonë. Ashtu si shumë familje të tjera të persekutuara ne po kërkojmë vetëm të drejtën tonë dhe i kërkoj qeverisë shqiptare të zbatojë ligjin dhe të mbajë premtimin që u ka bërë familjeve të persekutuara se do t’u kthejë pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Kanë kaluar 20 vjet dhe tashmë kemi pritur shumë”, deklaroi dje Eduart Toptani.

 

7 gusht - Qeveria në ikje në mënyrë të fshehtë vendosi që t’i kalojë PD-së një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.

9 gusht - Një ditë pas publikimit të lajmit, PS-ja me anë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli premtoi që SHQUP-i do t’i rikthehet ushtrisë

12 gusht - Ish-ushtarakët për dy orë protestuan në oborrin e SHQUP-it kundër vendimit të Berishës për tjetërsimin e godinës së SHQUP-it në seli të PD-së.

15 gusht - Sikurse vendimi Këshillit të Ministrave, që nuk u bë publik, edhe Presidenti Nishani dekretoi në mënyrë të fshehtë VKM-në për SHQUP-in.

15 gusht - Përpjekjet e qeverisë në ikje, për t’ia kaluar me çdo kusht godinën e SHQUP-it PD-së, kanë hasur në kundërshtimin e shefit të Shtabit të FA-ve, gjeneral Gjunkshit.

16 gusht - Pas protestave të ushtarakëve kundër vendimit për tjetërsimin e SHQUP-it, kryeministri Sali Berisha i ka kërcënuar ata me heqjen e Statusit të Ushtarakut.

20 gusht - Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, nga skjo datë nuk është më pjese e Ushtrisë Shqiptare, pasi, sipas VKM-së, kjo pronë i ka kalon Ministrisë së Brendshme.

21 gusht - Përmes tensioneve mes ushtrisë, policisë dhe përfaqësuesve të PD-së nis zbrazja e dhe lirimi i godinës që do ti vihet në dispozicion opozitës së re.

Publikohet shkresa e ministrit të Brendshëm

Flamur Noka, pronarëve: Largohuni nga prona juaj

Qeveria në ikje dhe Kryeministri i saj, Sali Berisha, po kërkon të rishpronësojë pronën e Toptanëve që përfshin oborrin para godinës së ish-SHQUP-it, duke ia kaluar atë në pronësi Partisë Demokratike dhe jo pronarëve të ligjshëm të saj. Sipas gazetës “Tema”, ministri i Brendshëm ende në detyrë, Flamur Noka, mësohet se u ka dërguar dy ditë më parë një shkresë pronarëve të ligjshëm që të largohen nga territori ku ata kanë marrë pronën dhe e kanë regjistruar atë. Bëhet fjalë për territorin para SHQUP-it, ku pronarët e kanë marrë pronën dhe e kanë të regjistruar në hipotekë. Në shkresën e tij që mban firmën e shefit në pritje Kujtim Maçi, ministri i Brendshëm i urdhëron të largohen nga prona e tyre, se ndërtesa do t’i kalojë Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, vendimi i qeverisë për zhvendosjen e selisë së Partisë Demokratike u argumentua nga Kryeministri Berisha si vendim që së pari respekton të drejtën ligjore për t’iu kthyer ish-pronarëve, ku aktualisht ndodhet selia blu, ndërsa trualli ku do të vendoset kjo seli rezulton se gjithashtu u përket pronarëve.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.