Arkiv-Lajme të përditësuara
Përmet, kyçen dy kishat, meshë para Pallatit të Kulturës
Kleri dhe besimtarët ortodoksë në Përmet janë të vendosur të mos lëshojnë pe për administrimin e kishës së tyre, apo godinës së Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”. Pasditen e djeshme, disa besimtarë dhe dy priftërinjtë lokalë, ikonom Vasil Thomollari dhe dhikon Ilija Tyto, kanë marrë pjesë në një ceremoni lutjesh para ambienteve të godinës. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm, ashtu si dhe herët e tjera, pak besimtarë, ndërkohë që shumë prej tyre nuk u janë bashkuar lutjeve nga frika e ndonjë reprezaljeje nga ana e forcave policore.
Zjarr në një restorant tek Shkëmbi i Kavajës, digjen 4 makina
DURRËS- Një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarri ka shpërthyer fillimisht në kuzhinën e restorantit, ndërkohë që flakët janë përhapur dhe në parking duke djegur dhe 4 automjete të pushuesve.
Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta policie dhe 2 zjarrfikëse, teksa fillimisht është bërë evakuimi i pushuesve rreth 500 metra larg vatrës së zjarrit.
Shekulli
PS: Ndër vendimet e parë të qeverisë “Rama”, zhbërja e koncesionit elektoral në Portin e Durrësit
Partia Socialiste ka paralajmëruar se zhbërja e vendimit që i hap rrugën dhënies me koncesion të portit të jahteve në Durrës do jetë një nga vendimet e para që do të marrë qeveria “Rama”, me nisjen e punës në shtator.
Sipas selisë rozë qeveria në ikje ende vazhdon të ndërmarrë vendime të cilat bien ndesh me interesin publik dhe në të njëjtën kohë nuk plotësojnë vullnetin e popullit që u shpreh përmes votës.
Alimadhi: PD është një parti klienteliste, nuk përfaqëson të djathtën
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke folur në një intervistë për “Shqiptarja.com”, shprehet se PD është një parti klienteliste dhe nuk përfaqëson të djathtën.
“Ju e keni parë që e djathta reale nuk përfaqësohet në Parlamentin shqiptar. Kam mendimin se këto vite është përdorur një skenar politik që e djathta reale të mos kishte përfaqësim në Kuvend, një padrejtësi iu bë edhe në këto zgjedhje. Me të drejtë shtrohet pyetja nga ana juaj, por kujt mundet t’i themi të djathtë? Të djathtë në lista me Kastriot Islamin?! Prandaj që në fillim ju thashë që jam skeptik.
Drejtësia, Arvizu takon Naçon
Pas takimit me të propozuarin për ministër të Brendshëm, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, takon një tjetër ministër në kabinetin e ardhshëm qeverisës.
Ai është takuar me të propozuarin për ministër Drejtësie, Zotin Nasip Naço, në selinë e LSI-së. Njoftimi i kësaj partie thotë se Zoti Naço dhe ambasadori Arvizu në bisedën e tyre janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë.
Masakër mjedisore në lumin Mat, heqja e inerteve rrezikon urën monument
Vazhdon masakra në shtratin e lumit Mat. Shfrytëzimi i inerteve është me intensitet të lartë prej kohësh dhe askush nuk ndërhyn për evitimin e kësaj masakre mjedisore që i bëhet shtratit të këtij lumi. Ky shfrytëzim po sjell çdo ditë e më shumë dëmtime serioze në urat që janë ndërtuar mbi të, madje dhe të Rrugës së Kombit, në afërsi të Milotit. Dëmet më serioze po i pësojnë dy ura të rëndësishme, ajo e Zogut, që bashkon dy brigjet e lumenjve, dhe ura e trenit të linjës Vorë-Shkodër i ndërtuar mbi këtë lumë.
Skuadra e Ramës për planifikimin urban
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka angazhuar një skuadër profesionistësh për planifikimin urban. Në një postim në Facebook, ai njofton se arkitektët e planifikuesit urban po zhvillojnë një vizitë studimore 2-ditore në Tiranë dhe jashtë saj. Nisur nga dita e nesërme, në hotel “Sheraton” do të zhvillohet konferenca "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër" që do t’i kushtohet territorit dhe ekonomisë.
Universitetet kërkimorë, rol kyç në ekonominë e vendeve në zhvillim
Universitetet kërkimorë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve akademike efektive dhe bëjnë të mundur që vendet e tyre të konkurrojnë në ekonomitë e dijes së sofistikuar. I këtij mendimi është Philip G Altbach, profesor kërkues dhe drejtor i Qendrës për Arsimin e Lartë ndërkombëtar në Kolegjin e Bostonit në SHBA, i cili ka botuar së fundmi një artikull mbi rolin që duhen të luajnë këta universitete në vendet në zhvillim
“Podesta”, shpenzimet e qeverisë “Berisha” për zgjedhjet e 23 qershorit
Lobimi- Gazeta “Shqip” zbulon kontratën prej 360 mijë USD. Tony Podesta, në Tiranë për zgjedhjet
BLEDAR HOTI
SKANDALI i radhës: Berisha po u kthen pronarëve ambasadën kineze, duke rrezikuar ambasadën tonë në Pekin
Ndërsa ka akoma dhe dy javë kohë të qendrojë në zyrat e Kryeministrisë, Sali Berisha po përgatit një VKM, sipas së cilës, Ambasada e Kinës që gjendet në Shqipëri, do të zhvendoset në një vend tjetër dhe toka e ambasadës do t’u kthehet pronarëve, me të drejtën e parablerjes së godinës. Vendimi i cili po përgatitet me urgjencë, rikthen standartet e dyfishta të Berishës për pronarët dhe trajtimin e pasurive publike si mall të vetin.