Arkiv-Lajme të përditësuara

Egjipt, ish-presidenti Mubarak lirohet sot nga burgu

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:53

Ish-presidenti autokrat egjiptian, Hosni Mubarak, sot është një njeri i lirë, pas vendimit të Gjykatës në Kajro për ta liruar atë me garanci për një rast korrupsioni. Raportimet nga Kajro sugjerojnë se ai do të lirohet të enjten dhe prokurorët nuk mund ta apelojnë vendimin. Ish-presidenti 85- vjeçar përballet ende me akuzën për bashkëpunim në vrasje, gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti në vitin 2011. Ai është në pritje të apelit për këtë akuzë, pasi në gjykimin e parë u dënua me burgim të përjetshëm.

Janullatos: Negociatat e mia për kthimin e kishës

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:50

Kisha Ortodokse i shmanget argumenteve juridikë të pronësisë mbi Pallatin e Kulturës, por këmbëngul në shenjtërinë e truallit ku ka qenë Kisha Shën Maria e Pazarit. Pasi “Shekulli” ka sjellë në dritë vendimet gjyqësore që i japin të drejtë Bashkisë së Përmetit, sot botojmë mendimet e Janullatos, patriarkut grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Berisha: Mbledhja antikushtetuese, vendi ka vetëm një qeveri

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:48

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka vazhduar ironinë me mbledhjen informale të qeverisë “Rama” në Vlorë. Ai ka postuar sot një reagim në faqen e tij në facebook ku e cilëson këtë mbledhje një “parodi” dhe mbledhjen si një veprim antikushtetues. Berisha shkruan:  “Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë “pa letra”!

Reagimi i plotë i Berishës:

Vlorë, sekuestrohet 1 ton drogë, gati për t’u trafikuar drejt Italisë

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:47

Policia portuale e qytetit të Vlorës ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa gjatë një kontrolli rutinë përgjatë gadishullit të Karaburunit. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike e fshehur në shkurre, ishte paketuar dhe ndarë në 38 çanta, gati për t’u trafikuar drejt Italisë.

Operacioni antidrogë u krye falë bashkëpunimit të policisë së qytetit bregdetar më Guardia di Financa.

Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve.

 

SHQIP

Braçe: Nishani është kapur mat, tashmë duhet hetuar penalisht

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:46

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga ana e gazetës TemA, të cilat vërtetojnë së vjehrri i presidentit Bujar Nishani, është trashëgimtar i ligjshëm i një pjese prone tek PD. Braçe shprehet se Nishani tashmë është kapur mat dhe duhet të hetohet penalisht, pasi ka shkaktuar një shkelje skandaloze të ligjit.

Një president i kapur mat. Të gjitha provat që akuzojnë Presidentin e Republikës:

Ja që ka pronë;

Ja që e kanë pjesëtarë të familjes së tij;

Mbledhja e Qeverisë, Rama në Vlorë

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:45

Deri në fund të muajit gusht kabineti Rama duhet të përgatisë programin qeverisës. Drafti i projektit, në bazë të të cilit do të qeverisin të majtët, duhet të jetë gati në prag të mbledhjes së Parlamentit të ri, i cili i  hap rrugën formalizimit të Qeverisë. 

Me kete dhe konkluzione te tjera mesohet te jete mbyllur takimi dyditor i ministrave te rinj, nën drejtimin e Kryeministrit te zgjedhur Edi Rama ne qytetin bregdetar te Vlores.  

Shkolla e Ministrisë së Brendshme kthehet në Universitet islamik

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:53

-Pas Namazgjasë, qeveria në ikje, i ka dhënë të tjera prona Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qendra e Formimit Policor dhe ish- Reparti ushtarak i Saukut i kaluan në pronësi myslimanëve. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 96 mijë m2, e cila do t’i kalojë këtij komuniteti pa shpërblim. Kjo sipërfaqe toke do të përdoret për ndertimin e një universiteti dhe kushti i vetëm i qeverisë është mostjetërsimi për qëllime të tjera.

Qeveria shton dozën e importit të plehrave edhe me 4 mijë tonë

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:52

Qeveria në një nga mbledhjet e fundit të saj ka shtuar dozën e importit të plehrave. Edhe 4 mijë tonë të tjerë janë lejuar tëimportohen gjatë një viti nga kompania “Everest IE”, me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave dje. Një javë më parë u lejua importi i 2600 tonëve të tjerë për qëllime riciklimi nga Italia dhe Greqia. Mbetjet janë në formën e polietilenit dhe do të sillen në Shqipëri nga shtetet e Maqedonisë, Kosovës dhe vendet e BE-së.

Shpërthen Topalli: Arvizu, njeri i vockël dhe ekstremist i majtë

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:51

Reagon PS, Bushati-Braçe: Topalli, një arrogante provinciale 

Nuk e kupton dot që Arvizu flet në emër të SHBA-së

“Për polit-gratë (domethënë, gratë e politikës) në këtë moshë, sharja është çlirimi i vetëm”

“Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!”

Herion Mesi

Qeveria heq ushqimin falas për punonjësit e policisë dhe gardës

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:49

Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vaktit të ushqimit falas për të gjithë efektivët e thjeshtë të Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit të ri, ky vakt do t’u ofrohet vetëm punonjësve të strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, si Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara