Arkiv-Lajme të përditësuara

Vlorë, asgjësohen 2027 rrënjë kanabis, vijon aksioni i policisë

Postuar në 20 Gusht, 2013 17:19

Policia e Vlorës ka asgjësuar 2027 bimë kanabis sativa, ndërkohë që aksioni ka nisur qysh prej ditës së djeshme.

Policia e qytetit bregdetar ka lajmëruar zyrtarisht se “do të vijojë operacionin nga ajri dhe toka duke garantuar se do të shkelet edhe terreni më i thyer i këtij qarku deri në asgjësimin e plotë të bimës kanabis sativa ne këtë qark”.

 

 

Shqip

Greqia ankohet në KE

Postuar në 20 Gusht, 2013 17:17

Greqia e ka çuar çështjen e kishës së Përmetit dhe të incidenteve të krijuara në këtë qytet në Komisionin Europian. 

Eurodeputeti i “Demokracisë së Re”, Jorgos Kumutsakos, ka kërkuar një interpelancë në KE, që të dënojë ngjarjet e ndodhura në Përmet, duke pyetur në se do të përfshihen ato në raportin vjetor për ecurinë e Shqipërisë, vend që kërkon të integrohet në BE.

Eulex: Edhe dy muaj paraburgim Selimit

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:05

PRISHTINE- Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro në Gjykatën Themelore të Mitrovicës bëri sot kërkesë për vazhdimin e paraburgimit për ish -komandantin e përgjithshëm të Shtabit të UÇK-së Sylejman Selimi dhe gjashtë bashkëluftëtarët e tij.

Ai ka kërkuar vazhdimin paraburgimit edhe për dy muaj me arsyetimin se ka rrezik ikjeje  së tyre si dhe ndikim të tyre në prova dhe në dëshmitarë. 

Berisha: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:04

Kryeministri, Sali Berisha ka dënuar deklaratën e ministrisë së Jashtme greke lidhur me incidentet e ndodhura në Përmet. Berisha e ka cilësuar reagim të papranueshëm dhe absurt, ka theksuar se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Braçe i përgjigjet Zonjës së Parë

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:02

Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me intervsitën që zonja e parë Odeta Nishani ka dhënë sot për “Gazeta Shqiptare”.

Deputeti i PS-së duke nënvizuar se ka kërkuar një përgjigjie nga presidenti Nishani dhe jo bashkërshortja e tij thekson se ai nuk ka dhënë deklaratë në asnjë media por ka postuar mendimin e tij në rrjetin social “Facebook”, ndaj për këtë arsye si i tillë nuk quhet as shantazh, a kërcënimin dhe as akuzë.

Postimi i plotë
Po lexoj ne Gazeten Shqiptare se një grua paska thënë:

At Nikolla Marku: Pas incidentit të Përmetit qëndron Janullatos dhe shovinistët e Agimit të Artë

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:00

Famullitari i kishës Autoqefale në Elbasan, At Nikolla Marku e ka akuzuar kryepeshkopin Anastas Janullatos se fshihet pas qëndrimeve ekstreme të priftërinjve të Përmetit, në bashkëpunim me shovinistët e Agimit të Artë.

At Nikolla Marku ka dënuar ashpër edhe qëndrimet ekstreme të priftërinjve të Përmetit të cilët i ka cilësuar madje si pseudopriftërinj.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndërhyjnë në mënyrë ligjore që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje.

 

 

 

SHQIP

Arvizu: Zgjedhjet e 23 qershorit, historike njësoj si ato të vitit 1992

Postuar në 20 Gusht, 2013 08:59

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur gjatë një aktiviteti në Jalë, ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë po aq historike sa ato të vitit 1992.

Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.

Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,”- tha ambasadori amerikan.

SHQUP ndryshon pronësinë

Postuar në 20 Gusht, 2013 08:59

Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, nga sot nuk është më pjese e Ushtrisë Shqiptare. Pavarësisht se ende vijon të mbajë mbishkrimin dhe simbolet e Ushtrisë, kjo pronë tashmë i ka kaluar Ministrisë së Brendshme.  

Vendimi i Qeverisë i datës 16 gusht është detyrues për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria së Brendshme në datën 20 gusht, vetëm katër ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave. 

Universitetet, fituesit më 18 shtator

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:38

Pas listës paraprake, regjistrimi do të bëhet online. Përfundimtarja del zyrtarisht më 1 tetor. 

Udhëzimi i MASH: Si do bëhet regjistrimi në shkollat e larta

Tenderi, Berisha blen 940 milionë lekë karburant

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:36

-Qeveria në ikje ka blerë dje karburant me një vlerë prej 940 milionë lekë. Fondi do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe karburanti do të shpenzohet nga kryeministria dhe institucionet në varësi të saj. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike mësohet se ka nisur procedura e prokurimit për furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Fondi limit është 949 234 900 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara