Arvizu: Zgjedhjet e 23 qershorit, historike njësoj si ato të vitit 1992

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur gjatë një aktiviteti në Jalë, ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë po aq historike sa ato të vitit 1992.
“Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.
Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,”- tha ambasadori amerikan.
Arvizu, duke folur për fushatën, vuri në dukje se “gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”.
Deklaratat e Arvizusë janë bërë gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim
Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar ndër të tjera se “vendosja e ligjit është me shumë rëndësi. Kjo gjë përfaqëson vlerat e demokracisë. SHBA ka investuar miliona dollarë për funksionimin e ligjeve dhe tashmë po punojmë me Prokurorinë për çështjet e drejtësisë dhe me Policinë.
Por, nëse njerëzit nuk paguhen, nuk mund të luftohet korrupsioni. Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ecin parallel”./b.l
TEMA
Add new comment