Arkiv-Lajme të përditësuara
Burgaj takon kreun e OSBE: Luftë pa kompromis krimit e korrupsionit
Kreu i prezences se OSBE ne vendin tone Robert Wilton ka garantuar drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit.
Gjate nje takimi te zhvilluar mes tyre Burgaj pranoi se krimi sa vjen e sofistikohet, por theksoi se zbulueshmeria vazhdon te jete mbi 80%.
‘Dorëzohet’ 21-vjeçarja: Po, isha e lidhur me tetovarin. S'më vrau se iu bllokua pistoleta
Studentja Ana Sulçe më në fund ka pranuar të flasë për marrëdhënien e saj me 52-vjeçarin nga Tetova, Agim Emini, i cili u vetëvra dhe plagosi 21-vjeçaren.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerë të policisë, Sulçe ka pohuar se kishte lidhje dashurie me 52-vjeçarin.
Përgjigjet e dhënë nga 21-vjeçarja në Spitalin Ushratak kanë qenë kontradiktore ndërsa ka sqaruar se e ka njohur Eminin gjatë një udhëtimi me avion teksa ktheheshin nga Italia në Maqedoni.
Lutaj: Nishani nuk duhet të trembet nga mazhoranca, por drejtësia
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
ZhvillimetDekreti - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, firmosi të enjten dekretin për heqjen e SHQUP-it nga plani i përhapjes së FA-ve, por nuk e publikoi dekretin
Tensionohet situata në Përmet, ortodoksët marrin me forcë Pallatin e Kulturës
Situata në qytetin e Përmetit, pas kalimit të Pallatit të Kulturës nën administrimin e Bashkisë, është tensionuar.
Mengjesin e sotëm, dhjetra besimtarë ortodoksë janë përleshur me policinë private që ka marrë përsipër kthimin e kësaj godine Bashkisë.
Mësohet se rreth 40 besimtarë kanë hyrë forcërisht në këtë objekt, duke sulmuar rojet private që ruanin godinën. Ata kanë thyer dyer e dritare dhe kanë hyrë forcërisht në godinë. Nga sulmi ka edhe roje të plagosur.
Denoncimi i ndërtimeve pa leje
Vetëm tre ditë pas lancimit të nismës së Kryeministrit të zgjedhur Edi Rama për denoncimin e ndërtimeve pa leje nga vetë qytetarët, përmes faqes së internetit stoprrenimit.com, një bum fotografish kanë mbushur faqen e hapur posaçërisht për këtë çështje.
Studimi: Hidrocentralet do ‘shkatërrojnë’ Rivierën
Raporti i ekspertit austriak Ulrih Zhvarc për lumenjtë. Më shumë se 90 HEC-e paraqesin risk ekologjik.
Berisha mobilizon militantët: Duhet të jemi gati!
Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka akuzuar opozitën e djeshme dhe mazhorancën e ardhshme, se po sulmon atë vetë dhe Partinë Demokratike. Ai u ka bërë thirrje militantëve të vetë të jenë gati se vendin e pret një rrezik nga neobllokmenët.
Mesazhi i Berishës në Facebook:
Shkoi për të vjedhur, 35-vjeçari vritet nga roja
Një 35 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në fshatin Arbanë në kryeqytet, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku, 35 vjeç është qëlluar për vdekje me armë.
Xhufi: Qeveria shqiptare të reagojë ndaj ndërhyrjeve të Greqisë në çështjet e brendshme
Reagimi i Ministrisë se Jashtme greke për çështjen e Kishës se Përmetit, ne analizën e historianit Pellumb Xhufi është një veprim i përsëritur dhe pjese e një strategjie për te krijuar incidente mes dy shteteve tona. Duke mbështetur veprimin e përmbarimit për ti rikthyer qytetit Pallatin e Kulturës, Xhufi deklaron për “Vizion Plus” se qëndrimi i shtetit fqinj ngjan me politikat e ndjekura nga greket ne fund te shekullit te 19, ndërkohë qe sot është një realitet tjetër dhe Shqipëria ka kishën e saj autoqefale, e cila nuk pranon ndërhyrje nga asnjë vend apo asnjë shtet.
ÇELAJ: DO TË VENDOSIM SHPEJT PËR PRISHTINËN
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të mos e marrë shumë seriozisht garën për Prishtinën.
Kjo parti ende nuk është përcaktuar se kush do ta sfidoj Isa Mustafën e LDK'së në garën e 3 nëntorit për të parin e Kryeqytetit.
Sidoqoftë, Kryetari i Degës së PDK'së në Prishtinë, Lirak Çelaj thotë se para afatit të fundit ligjor do të shpallin edhe kandidaturën e Kryeqytetit.