Shkoi për të vjedhur, 35-vjeçari vritet nga roja

Postuar në 19 Gusht, 2013 03:03

Një 35 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në fshatin Arbanë në kryeqytet, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku, 35 vjeç është qëlluar për vdekje me armë.

Sipas policisë së kryeqytetit mësohet se Marku i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor i dytë, i identifikuar si  Andi Allamani  kishin shkuar për të vjedhur në një objekt privat, por është parë nga roja i cili ka qëlluar me armë në drejtim të tyre. Për pasojë Marku ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëpunëtori i tij dhe roja i objektit janë shoqëruar nga policia që ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.