Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqia reagon mbi incidentin në Përmet

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:16

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur me kishën Ortodokse në Përmet, ku përmbarimi ndërhyri për largimin e saj nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”.

Zëdhënësi, Konstantinos Koutras tha se, Greqia është e shqetësuar për raportet e dhunës që ndodhën sot në Përmet.

Mbledhja e parë e kabinetit “Rama” më 21 gusht në Vlorë

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:10

Ka premtuar se ne zyren e qeverisë fotoja do jete e Ismail Qemalit, deputet eshte zgjedhur në Vlorë dhe Edi Rama duket se prej andej do e nisë mandatin e tij të parë në karrierën politike si Kryeministër.

Pas 10 ditësh reflektimi që u ka lënë në dispozicion Ministrave të tij, shefi i ri i maxhorancës do të zhvillojë mbledhjen e parë me të gjithë kabinetin vetëm pak metra larg dallgëve të detit, në plazhin e vjetër të Vlorës ku ka nisur dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Rama prezanton “StopRrenimit.com”, ku çdokush mund të denoncojë ndërtimet pa leje

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:08

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka prezantuar në faqen e tij zyrtare Facebook nismën më të re për të bërë realitet kërkesën e tij ndaj qytetarëve për denoncimin e të gjitha ndërtimeve pa leje që janë bërë në vend.
‘StopRrënimit.com’, është faqja më e re në internet e prezantuar nga Rama ku çdo qytetar do të ketë mundësinë që të denoncojë duke dhënë informacion lidhur me ndërtimet pa leje në zonat ku jetojnë.

Berisha zbardh vendimin për SHQUP-in dhe i jep PD-së edhe Shtëpinë Ushtarake në Fier

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:06

Berisha zbardh vendimin për SHQUP-in dhe i jep PD-së edhe Shtëpinë Ushtarake në Fier
16 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA Online
Select Language​▼

Kryeministria ka zbardhur më në fund vendimin për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në pronësi të PD-së. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha tha se ky vendim nuk është mbajtur sekret, por thjesht nuk është zbardhur, për faktin se duhej të kalonte një herë tek presidenti Bujar Nishani.

“Mashtrim me rishitjen e ARMO-s”

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:04

Ekspertët thonë se rishitja e 85 për qind të aksioneve të kompanisë ARMO është një transaksion i dyshimtë financiar që thellon krizën e sektorit të naftës.

"Po aplikohet e njëjta skemë e zbatuar që në momentin e privatizimit të ARMO-s para 5 viteve dhe tani për t'i dhënë asaj një retushim me një model tjetër. Unë ndërkohë mendoj që të gjitha problemet që ka kjo shoqëri, financiare, të detyrimeve të palëve të tjera, të detyrimeve ndaj buxhetit të shtetit apo individëve të ndryshëm nuk zgjidhen me këtë transaksion", tha Kastriot Bejtja, ekspert i industrisë së naftës.

Pallati i Kulturës në Përmet, përplasje mes Përmbarimit dhe priftërinjve

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:32

Kerkesa e Permbarimit per largimin e Kishes Ortodokse nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet ka shkaktuar debate e perplasje mes perfaqesuesve te permbarimit dhe prifterinjve te mbeshtetur edhe nga besimtaret.

Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:31

Kryeministri Sali Berisha në ditët e fundit në mbajtjen e kësaj detyre ka zgjedhur të japë “leksione” për ushtrimin e këtij posti nga pasardhësi i tij. Duke folur për uljen e kreditimit të biznesit, Berisha e justifikoi këtë me deklaratat e papërgjegjshme - siç theksoi ai - të Kryeministrit të ardhshëm. Berisha tha se, sulmet e kreut të PS-së ndaj koncesioneve dhe biznesit në përgjithësi kanë trembur investimet. 

KLSH raport në Kuvend: Të frenohen shpenzimet galopante të Fullanit

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:29

Në një kohë kur kriza ekonomike ka diktuar shkurtimin e shpenzimeve publike si masë emergjente, Banka e Shqipërisë që duhet të jetë institucioni më i ndjeshëm në këtë drejtim, vijon më shpenzime stratosferike. Kjo është esenca e një raporti konfidencial të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili tashmë është në Kuvend. Raporti argumenton se hierarkia  e rrogave dhe shpërblimeve në Bankën e Shqipërisë është mbi të gjitha institucionet e tjera në këtë vend, madje edhe mbi Presidentin e Republikës.

FNSH-ja patrullon 5 kilometra larg fshatit

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:28

Kanabisi në Lazarat 

Efektivët ndodhen 2 km larg kryqëzimit të “republikës”. Asnjë tentativë për t’u futur në brendësi

Nishani konfirmon kalimin e SHQUP-it për PD-në

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:26

Edhe pse nuk e ka publikuar dekretin për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) nga Minisitria e Mbrojtjes te Partia Demokratike, presidenti Bujar Nishani e ka konfirmuar këtë gjë për “A1 Report”.

Nishani ka shpjeguar se “iu përgjigja pozitivisht Ministrisë së Mbrojtjes” për kalimin e SHQUP-it në pronësi të PD-së.

Dekreti i Nishanit bie ndesh me ligjin, pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, nuk ka firmosur për lëshimin e SHQUP-it.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara