Arkiv-Lajme të përditësuara
AKTAKUZA KUNDËR GRABOVCIT, BRENDA MUAJIT
Brenda një viti, anëtarët e familjes së Adem Grabovcit, u bënë personazhe të katër skandaleve publike. Fillimisht gruaja e deputetit të PDK'së ishte plagosur me armë, ndërsa djemtë e tij, muaj më parë e rrahën një polic. E, tani tani djali i Grabovcit , Guximi i cili u kapë me armë, pritet të përballet edhe një herë me drejtësinë. Prokurori Agim Kurmehaj thotë se brenda muajit mund të ngrihet aktakuza kundër tij.
Vetëm brenda një viti familja e Adem Grabovcit, Shef i Grupit Parlamentar të PDK'së , është përfshirë në katër skandale publike.
Agimi i Artë kërcënon me luftë
Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë.
Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himare deri ne çlirimin e saj.
Shembet shtesa, Inspektoriati: Qytetarët të ndërgjegjësohen, ndërtimet pa leje do shemben
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën e ”Komunës së Parisit”, në njësinë bashkiake nr.5.
Ne nje deklarate per mediat, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve.
Isaraj: Motoja e Berishës, Ushtria e popullit – Ushtria e Partisë
Deputeti socialist, Arben Isaraj, e cilëson si aktin e fundit të mizorisë së Berishës nda ushtarakëve shqiptarë kalimin e SHQUP-it në pronësi të PD-së. Isaraj përkrah protestën e sotme të ish-ushtarakëve, duke i nxituar ata që nëpërmjet protestës paqësore të shprehen kundër pabesisë politike. Ai shprehet se vendimi i Berishës është mishërimi i motos së tij “nga ushtri e popullit - në ushtri të partisë”.
“NGA SHTËPI E USHTRISË NË SHTËPI TË PARTISË.
Pas të zezave të pafundme, ky është akti i fundit mizor i Berishës ndaj ushtrisë dhe ushtarakëve shqiptarë.
Qeveria e re, programi i 300 ditëve të para nuk bëhet publik
Kryeministri i ri që pritet të mandatohet për të qeverisur vendin në shtator, e ka nisur këtë detyrë me mosmbajtje të fjalës së dhënë publikisht. Kjo të paktën ka ndodhur sa i përket publikimit të programit të 300 ditëve të para, për hartimin e të cilit dy partitë e mëdha ngarkuan respektivisht Ilir Beqen dhe Edmond Haxhinaston.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Berisha: Homazh për veprën e tyre
Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka përshëndetur ditë e sotme të rinjtë shqiptarë, me rastin e Ditës N Ndërkombëtare të Rinisë, përmes një mesazhin në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
‘Ne shqiptarët jemi komb i lumtur, sepse jemi kombi më i ri në Europë’, thotë Berisha, ndërsa e vlerëson këtë ditë si një homazh per te rejat dhe te rinjte, të cilët i kthyen shqiptareve te shtypur dhe te pushtuar dinjitetin e munguar.
Shfaqen parulla greke në Himarë
FOTO LAJM/ Shfaqen parulla greke në Himarë
12 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Një ditë pas vizitës së eksponentëve të organizatës ekstremiste “Agimi i Artë” në jug të vendit kanë vijuar të qarkullojnë fotografi që tregojnë shënime në gjuhën greke të stampuara në rrugë. Raportohet se Himara po mbushet me parulla greqisht: “Himara = Hellas”./lajmifundit.com
Tema
Toponimet, gjendet zgjidhja edhe në Kapshticë
Gjendet zgjidhje per problemin e toponimeve ne pasaporta edhe per kalimin ne doganen e Kapshtices.
Mesohet se drejtori i doganës së Kapshticës Ylber Zyberi është takuar me homologun grek me të cilin ka rënë dakord që të lejohen deri më datën 5 shtator të gjithë fëmijët shqiptarë, pavarësisht problemit me toponimet në pasaportat e tyre.
Diten e djeshme pati probleme, pasi u kthyen mbrapsh femije qe nuk kishin lindur ne Athine. Nderkohe qe ne Kakavije qe nga fillimi nuk u vendosen kushtezime lidhur me vendin e lindjes se femijeve.
Panorama
Shembet shtesa, Inspektoriati: Qytetarët të ndërgjegjësohen, ndërtimet pa leje do shemben
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën e ”Komunës së Parisit”, në njësinë bashkiake nr.5.
Ne nje deklarate per mediat, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve.
Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”
Si do të duket Shqipëria në sytë e turistëve të huaj. Këtë e ka treguar më së miri një turist polak, i cili i ka kushtuar një reportazh vendit tonë.
Krzysztof Majak pasi e ka vizituar Shqipërinë, i ka dedikuar një reportazh të cilin e ka publikuar në websit-in polak “natemat.pl”. Krzysztof Majak e quan Shqipërinë si “një vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”.
Ai ndalet tek bukuritë natyrore që të ofron Shqipëria, plazhet e bukura dhe mundësi pushime me çmime të favorshme. Krzysztof Majak krahason këto peizazhe dhe shërbime edhe me rastin e Kroacisë.