Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha kërcënon ish-ushtarakët

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:25

Pas protestave të shumë ushtarakëve kundër vendimit për dhënien e SHQUP-it Partisë Demokraitike, Kryeministri Sali Berisha i ka kërcënuar ata me heqjen e Statusit të Ushtarakut. 

"Se dolën më në protestë në shkelje të statusit, një nga një do të humbasin statusin. Po! Ata i ikën statusit dhe të marrin pensionin si qytetar pastaj. Se kanë një status u jepet një pension më i veçantë", tha Berisha.

Braçe: Bujar Nishani të hetohet për korrupsion

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:40

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar hetimin e presidentit për korrupsion në lidhje me dekretin për kalimin e SHQUP-it nën pronësi të PD-së.

Media raportoi ditë më parë se familja e presidentit ka interesa të drejtpërdrejta ekonomike, pronësore në atë godinë, që duhet të mbesë bosh sa më parë.

Nëse kjo provohet, atëherë presidenti Bujar Nishani duhet vënë nën hetim përmes një procesi parlamentar për korrupsion. Nëse provohet, krimi i tij është shumë i rëndë. Kjo histori duhet të hetohet me çdo kusht”, thotë Braçe.

Zgjedhjet e parakohshme, emrat e PS e PD për zëvendësimin Peleshit

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:39

Sotiraq Filo nga Partia Socialiste dhe Gjergji Mero nga Partia Demokratike duket se do të sfidojnë njëri-tjetrin për postin e lakmuar të kryetarit të Bashkisë së Korçës në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen brenda tetorit. Zgjedhja e kryetarit aktual të Bashkisë së këtij qyteti, Niko Peleshi, në postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë së ardhshme që pritet të nisë punën në shtator, ka hapur garën për plotësimin e vendit vakant të kryebashkiakut të Korçës.

Shefi i Shtabit, Gjunkshi, refuzon tjetërsimin e selisë së SHQUP-it

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:38

Shefi i Shtabit, Gjunkshi, refuzon tjetërsimin e selisë së SHQUP-it Dokumentet e përplasjes mes gjeneralit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Skandal, Berisha dhe Imami shmangën shefin e Shtabit të Përgjithshëm për SHQU

Meta: Kjo qeveri do t’u kthejë shtetin shqiptarëve. Opozita u bë me dy kryetarë

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:36

Intervista e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhënë për televizionin ABC News

 

Vetëm 26 ditë na ndajnë nga data 9 shtator kur fillon punë legjislatura e re e Shqipërisë. Ju do të jeni kryetari i ri i kësaj legjislature, cila do të jetë filozofia drejtuese e Kuvendit të Shqipërisë?

VENDOSIN SOT PËR PJESËMARRJEN OSE JO NË ZGJEDHJE

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:35

Në Zveçan sot do të mbahet seanca e të ashtuquajturit Kuvend i Krahinës Autonome të Kosovës, në të cilin këshilltarët të cilët kanë krijuar këtë trup, përkundër kundërshtimit edhe të Beogradit, do të vendosin për pjesëmarrjen ose jo të serbëve të veriut në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në rend të ditës të kësaj seance, e paralajmëruar të fillojë në orën 12:00, përveç tjerash do të diskutohet, edhe situata e sigurisë dhe çështje të tjera.

Aksident i rëndë rrugor në Fushë-Krujë

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:34

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave ka ndodhur mëngjesin e të premtes në aksin Fushë-Krujë-Tiranë. 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Tapizë ku tre automjete u përplasën ne njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Kastriot Jaku, banues në Milot dhe Gjergji Nano, banues në Tiranë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

 

 

 Top Channel

Frroku: PS-së nuk i kundërvihem, më vonë postin e ministrit

Postuar në 15 Gusht, 2013 03:44

Kreu i PKDSH, për gazetën “Panorama”: Jemi në maxhorancë. Poli i qendrës? Me Ndokën kam folur vetëm për bashkimin e partive demokristiane.

Pas kryetarit të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, edhe Mark Frroku i Partisë Kristiandemokrate përjashton mundësinë që të jetë pjesë e iniciativës së Ndokës për krijimin e një poli të qendrës. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Frroku thotë se forca politike që ai drejton është e pozicionuar qartë dhe ka një marrëveshje me Partinë Socialiste.

Aleatët, lista Ramës me postet që kërkojnë

Postuar në 15 Gusht, 2013 03:43

-Me afrimin e datës kur qeveria e djathtë do t’ia lirojë vendin së majtës, aleatët e Partisë Socialiste i kanë paraqitur kësaj të fundit pretendimet e tyre për postet me të cilat kërkojnë të shpërblehen. Edhe pse nuk arritën që të marrin poste ministrore, aleatët e vegjël shpresojnë që të marrin poste zv.ministrash dhe drejtimin e disa drejtorive. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se pranë kësaj selie kanë mbërritur një sërë kërkesash nga partitë e vogla të cilat kanë depozituar një listë me institucionet ku mund të ofrojnë burime njerëzore.

Tjetër vrasje në Vlorë, autor dyshohet një bari

Postuar në 15 Gusht, 2013 03:39

Një person është vrarë me armë zjarri kurse një tjetër ka mbetur i plagosur sot në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një stan në Karaburun ku i vdekur ka mbetur shtetasi Sedat Angjeli, kurse i plagosur, baxhanaku i tij.

Dyshohet si autor një bari nga Elbasani, ndërsa si shkak ka qenë një grindje për shkak të pagesës.
Nuk bëhet i ditur identiteti i autorit dhe të plagosurit./bw

Dita

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara