Arkiv-Lajme të përditësuara

Alfred Peza Senatorët e PS? Qeverisja do të ketë nevojë për energji të reja dhe përvoja të vjetra

Postuar në 18 Gusht, 2013 14:39

Alfred Peza përkundër zërave të përhapur në momentin kur ai hyri në PS, thotë se nuk ka pritur ndonjë post ministri nga Rama. Arsyeja?

Qendra e Traumës, Vasili: Gjendja kritike. Të ndërhyjë qeveria

Postuar në 18 Gusht, 2013 14:38

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë Berisha që të marrë masa urgjente për përmirësimin e situatës në Qendrën unike të Traumës në Tiranë. Nëpërmjet një bashkëbisedimi me gazetarët, ish ministri i Shëndetësisë, tha se në atë shërbim në çdo moment paraqiten raste jo të zakonshme, ndaj ai i bëri thirrje qeverisë që të lerë pushimet dhe të merret menjëherë me situatën.

Libohova nderon Nishanin me “Nderi i Qytetit”

Postuar në 18 Gusht, 2013 14:36

Bashkia e Libohovës i ka dhënë titullin “Nderi i Qytetit”, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Gjate fjalës se tij, presidenti kërkoi evokimin e vlerave identike, historike e kulturore të Libohoves, vlera që sipas tij e kanë pasuruar identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Nishani tha se ndihej krenar për të parët e tij që u rriten në Libohovë, duke e cilësuar një identitet të rrallë, identitet që sipas tij do të arrijë dhe ta drejtojë sa më mirë e do ta dërgojë sa më shpejt e me sa me pak dëme, rrugëtimin kah integrimit me shpirtin dhe kulturën e Europës.

SHQUP, Berisha: Piktori dhe neobllokmenët e nisën me urrejtje, janë rrezik kombëtar

Postuar në 18 Gusht, 2013 14:35

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e së majtës pas vendimit të qeverisë që e kthen godinën e SHQUP në Tiranë në seli të Partisë Demokratike.

Të pasurit zbrazën llogaritë

Postuar në 18 Gusht, 2013 14:33

Të dhënat zyrtare tregojnë se sistemi bankar është përballur, në gjysmën e parë të vitit, me një fenomen të pazakontë. 

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë nga 343,8 miliardë lekë, që ishin në tetor të 2012-ës, në 327,7 miliardë lekë, në fund të qershorit të këtij viti.

Rënia është mbi 160 milionë dollarë dhe ka ndodhur në vetëm një grup depozitash, ato të individëve në valutë. Llojet e tjera të depozitave kanë vazhduar të rriten.

Qeveria, aleatët e PS në pritje të negociatave me Ramën

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:33

Aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit, janë në pritje të negociatave me Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama. Për shkak të pushimeve të kryesocialistit, negociatat kanë mbetur pezull edhe për shkak se nuk ka pasur asnjë të mandatuar nga vetë Rama që të negociojë me aleatët e tij. I vetmi person që ka kontaktuar, por pa pasur mandatin e negocimit, ka qenë Gjet Ndoj, koordinatori i ri i tryezës së koalicionit, i cili do të mbajë lidhjet mes aleatëve dhe Kryeministrit të ri Rama.

Kush fshihet pas 12 OJF-ve që morën 3 milionë eurot e BE-së

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:31

-Një ditë më parë “Shekulli” publikoi listën e 12 OJF-ve që kishin përfituar nga fondi total prej 3 milionë eurosh të dhëna nga Baashkimi Europian për të ndihmuar komunitetin rom dhe egjiptian. Në vijim të investigimit , zbardhet se cilat janë detyruar e këtyre organizatave dhe drejtuesit e 12 OJFve. Fondin e parë e ka fituar shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” përmes një projekti dy vjeçar me vlerë 142 mijë euro. Nga kërkimi në internet , rezulton se Presidente e kësaj shoqate është Sevim Arbana dhe Fabiola Egro. Që të dyja janë themeluese të kësaj OJF-je.

Berisha bën një shkrim me pseudonim dhe kërcënon si Toto Riina

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:27

Dy ditët e fundit është komentuar gjatë një “çarçaf” kërcënues i botuar në Rilindjen Demokratike. Gazeta “DITA” është interesuar dhe ka zbuluar se letra kërcënuese është shkruar nga vetë Berisha. Përmbajtja e shkrimit është tejet e rëndë. “Sikurse duhet ta dijë se çdo kundërveprim është shumë herë më i  fuqishëm se veprimi që ai do të ndërmarrë”, ka shkruar Berisha ndër të tjera, një gjuhë që të sjell ndërmend  terminologjinë e bosit mafioz të “Cosa Nostra” Salvatore Riina.

Berisha refuzoi OSBE-në për Shtëpinë e Ushtarakëve, SHQUP-in

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:26

Ish-këshilltari i Kryeministrit, Neritan Sejamini, zbulon prapaskenën

 

BLEDAR HOTI

Muli “tradhton” Berishën, në plazh më Astrit Patozin

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:25

Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, ka qenë një ndër njerëzit më të sulmuar brenda PD-së, pas deklaratave të forta të tij për manipulimin e garës për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të kësaj partie.

Eksponentë të lartë pranë Berishës dhe Bashës e kanë sulmuar publikisht atë.

Por, nuk ka vepruar kështu ministri i Brendshëm, Flamur Noka, që konsiderohet si krahu i djathtë i Berishës. Ai është fotografuar duke pushuar në “Gjirin e Lalëzit” pikërisht me Patozin dhe me ministrin e Arsimit, Myqyrem Tafaj.

 

 

 

TEMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara