Qendra e Traumës, Vasili: Gjendja kritike. Të ndërhyjë qeveria

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë Berisha që të marrë masa urgjente për përmirësimin e situatës në Qendrën unike të Traumës në Tiranë. Nëpërmjet një bashkëbisedimi me gazetarët, ish ministri i Shëndetësisë, tha se në atë shërbim në çdo moment paraqiten raste jo të zakonshme, ndaj ai i bëri thirrje qeverisë që të lerë pushimet dhe të merret menjëherë me situatën.
“Apeli ynë në këtë moment shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qeveria, e cila duhet të adaptojë masa të karakterit emergjent. Ndërkohë, që qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar të marrë masa të karakterit afatmesëm dhe afatgjatë me një strukturë jetike siç është struktura e Spitalit Ushtarak”- tha Vasili.
Sipas tij, në të gjithë këtë periudhë që kemi përpara deri në ardhjen e qeverisë së re, qeveria aktuale e cila në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, as nuk prononcohet , as nuk merr masa konkrete duhet të lërë me nxitim pushimet.
“Një qeveritar nuk mund të ketë pushime dhe plazh por duhet të jetë në krye të detyrës dhe4 ti kthejë përgjigje kësaj çështjeje sepse besoj se ka shumë më tepër vlerë për jetën e njeriut të zgjidhen në mënyrë akute problemet e spitalit ushtarak duke bërë lloj-lloj zgjidhjesh”,- theksoi ai.
PANORAMA
Add new comment