Libohova nderon Nishanin me “Nderi i Qytetit”

Bashkia e Libohovës i ka dhënë titullin “Nderi i Qytetit”, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Gjate fjalës se tij, presidenti kërkoi evokimin e vlerave identike, historike e kulturore të Libohoves, vlera që sipas tij e kanë pasuruar identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nishani tha se ndihej krenar për të parët e tij që u rriten në Libohovë, duke e cilësuar një identitet të rrallë, identitet që sipas tij do të arrijë dhe ta drejtojë sa më mirë e do ta dërgojë sa më shpejt e me sa me pak dëme, rrugëtimin kah integrimit me shpirtin dhe kulturën e Europës.
“Sot kjo qytezë më ndez edhe më forcon krenarinë, krenarinë e të parëve të mi, të gjyshit tim, të stërgjyshit tim, të katragjyshit tim, që u lindën dhe u rritën në këtë tokë të bekuar, më jep më shumë krenari për rrënjët e mia të hershme, për atë identitet të rrallë, që ka Libohova dhe libohovitët, e që ka pasuruar përherë identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është pikërisht ky identitet që do të arrijë ta drejtojë sa më mirë e do ta dërgojë sa më shpejt e me sa më pak dëme, rrugëtimin tonë kah integrimit me shpirtin dhe kulturën e Europës, ashtu shtruar, qetë, i ngulitur në mishin dhe gjakun e njerëzve përgjatë historisë së këtij vendi, siç kanë ditur të ecin gjithmonë libohovitët. Ndaj, le t’i kultivojmë dhe ripërtërijmë shpirtërisht e praktikisht traditat tona, me bindjen se shpërblesën prej tyre do ta kemi të sigurt e të shëndetshme në gjithë rrugën e jetës sonë individuale e kolektive si komb”, deklaroi Nishani.
SHEKULLI
Add new comment