Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjirokastër, 21 klandestinë marokenë dhe sirian në pranga

Postuar në 17 Gusht, 2013 09:01

Policia e Gjirokastrës ka vijuar sërish aksionin për kapjen e grupeve klandestine që shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë për të kaluar më tej në Greqi.
Policia kufitare konfirmon se deri tani ka ndaluar 21 klandestinë, ndërsa operacioni vijon nën drejtimin e drejtorit të kufirit Admir Abrija. Klandestinët janë me kombësi siriane dhe marokene dhe janë kapur në vendin e quajtur Mulliri.
Policia po merr në pyetje 21 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve.

Shqip

Berisha takon ambasadorin gjerman: Zgjedhjet, kontribut thelbësor për marrjen e statusit në BE

Postuar në 17 Gusht, 2013 08:58

Kryeministri Berisha priti në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe sukses në misionin e tij në Shqipëri.

“Z. Hoffman tha se ishte i befasuar nga bukuria dhe zhvillimi i vendit, ndërsa vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në progresin e dukshëm të Shqipërisë, si dhe për kontributin, të cilin ai e quajti të jashtëzakonshëm, që Kryeministri Berisha ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, si dhe në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Miliona eurot e romëve

Postuar në 17 Gusht, 2013 08:58

Deklarata e ambasadorit të BE-së Ettore Sequi se në Shqipëri janë dhënë 3 milionë euro vetëm për komunitetin rom dhe se situata e rëndë e tyre do të pasqyrohet në progres raportin e vjeshtës, i cili do të ndikojë edhe në çështjen e statusit, shkaktoi dyshime të shumta për destinacionin e këtyre fondeve.

Hoffman takon Berishën: Zgjedhjet, kontribut thelbësor në marrjen e statusit të vendit kandidat

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:48

TIRANE- Ambasadori i ri gjerman ne vendin tone ka vlerësuar pozitivisht organizimin e zgjedhjeve, duke i cilësuar ato të qeta e të rregullta dhe nënvizoi se kjo përbën një kontribut thelbësor në marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

Boçi: Ja shkeljet e Burgaj me uniformën e Policisë së Shtetit

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:41

-Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave me vendim nr. 281, datë 06.04.2011, vendosi disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 79, datë 21.01.2009, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të Policisë së Shtetit”. Shtesat dhe ndryshimet konsistonin në emblemë, gradat për punonjës policie të nivelit të mesëm drejtues e të nivelit të larte drejtues, etj., të cilat u reflektuan (u pasqyruan) dhe në Urdhër nr.

Koncensionet e HEC-eve pa limit nga Berisha

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:39

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë dhënë me shumicë koncensione për HEC-e, centrale apo parqe ere. Me shpresën që këto vendime të mos mbeten në këtë formë, pasi kontratat koncensionare duket që nga vendimet e marra që janë preferenciale për qeverinë në ikje, Berisha nuk ka hezituar të japë firmën për një sërë vendimesh për dhënie me koncesion apo miratim të bonuseve të hidrocentraleve si dhe parqeve të erës dhe centraleve të erës.

Presidenca: Maxhoranca e re, shpifje, kërcënime dhe shantazhe ndaj kreut të shtetit

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:36

Presidenca i ka cilësuar shantazhe, shpifje e kërcënime ndaj kreut të shtetit, reagimet e djeshme të mazhorancës së re socialiste për kalimin e SHQUP në seli të PD-së. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Presidenca shpreh shqetësim për atë që e cilëson si “nisje të një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues”.

Fushata elektorale, bankat nxorrën 44 milion euro për një muaj

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:33

Fushata elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, ka qenë një ndër më të shtrenjtat deri më tani, pavarësisht se partitë politike nuk i kanë bërë të ditura shpenzimet që kanë kryer. Por, këtë gjë e konfirmojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas së cilës, gjatë muajit maj, që është zhvilluar edhe fushata elektorale, nga bankat dytësore kanë dalë plot 44 milion euro.

PASAPORTA DIPLOMATIKE, E PAVLERË

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:31

Pasaportën diplomatike të Kosovës e kanë marrë më shumë se 600 zyrtarë. Ky dokument, pothuajse nuk u ofron atyre kurrfarë privilegji jashtë shtetit. Por, në Kosovë me këtë dokument ata e kalojnë kufirin më lehtë dhe kanë disa lehtësira në aeroport.
Tre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni nuk kanë marrë pasaportat diplomatike të Shtetit.

Për dallim prej 117 deputetëve të tjerë, Muhamet Mustafa, Emin Gërbeshi dhe Rada Trajkovic nuk janë pajisur me pasaportë diplomatike.

Lazaratasit minojnë fshatin

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:27

“Kryengritja” e banorëve të Lazaratit ka arritur kulmin këtë verë, ku veç kundërshtimeve të policisë me armë që kanë ndodhur çdo vit, duke i kthyer mbrapsht forcat e rendit, sivjet ata kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat, me qëllim që bimët narkotike të mos cenohen.

Informacioni konfidencial vjen nga brenda fshatit, nga i cili mësohet se janë grosistët e trafikut të drogës, ata që kanë vënë mina, me qëllim për të parandaluar ndonjë sulm të befasishëm të policisë, por edhe vjedhje të mundshme të lëndës narkotike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara