Koncensionet e HEC-eve pa limit nga Berisha

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë dhënë me shumicë koncensione për HEC-e, centrale apo parqe ere. Me shpresën që këto vendime të mos mbeten në këtë formë, pasi kontratat koncensionare duket që nga vendimet e marra që janë preferenciale për qeverinë në ikje, Berisha nuk ka hezituar të japë firmën për një sërë vendimesh për dhënie me koncesion apo miratim të bonuseve të hidrocentraleve si dhe parqeve të erës dhe centraleve të erës.
-Miratimi i kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Gener 2”, sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Zalli i Qarrishtës
-Miratimi i kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Valbona Project Company”, sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona”,
-Miratimi i autorizimit të ndërtimit të centralit elektrik me erë nga parqet eolike të vendosura në zonën e Libohovës, qarku Gjirokastër, dhënë shoqërisë “POËER ËIND ENERGY”;
-Miratimi i autorizimit të ndërtimit të centralit elektrik me erë nga parqet eolike të vendosura në zonat Gracen, Tregan, Shushicë dhe Papër, qarku Elbasan, dhënë shoqërisë “EN.ERGY”, sh.p.k.,
- Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kacinar”, që i jepet shoqërisë “I-AS”, sh.p.k.
-Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”, që i jepet shoqërisë “Kutrolli Nima”, sh.p.k..
-Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, që i jepet Shoqërisë “Eurobiznes”, sh.p.k..
- Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, që i jepet shoqërisë “Paster”, sh.p.k.
- Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac”, që i jepet shoqërisë “Preng Bip Perkeqi”, sh.p.k.
-Miratimi i marrëveshjes “Për disa ndryshime dhe shtesa në kontratën e koncesionit të formës “BOT”, të lidhur ndërmjet ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Aurora Konstruksion” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentralit Vlushë.
Dita
Add new comment