Arkiv-Lajme të përditësuara
“Statusi? Varet nga reformat”
Hellmut Hoffmann, ambasadori i ri Gjermanisë në Shqipëri, në intervistën e tij të parë për Top Channel thotë se ai është i surprizuar për mirë të shihte një Tiranë ndryshe nga ajo që kishte përfytyruar, pasi thotë se priste një qytet gri dhe jo plot ngjyra e gjallëri, siç e kishte gjetur.
Thirrjet antishqiptare në Himarë, nisin hetimet
Përfaqësuesit e “Agimit të Artë” para varrit të Aristotel Gumës
VLORE- Kane nisur hetimet per thirrjet antishqiptare dhe incidentin e ndodhur ne Himare gjate ceremonise perkujtimore per tre vjetorin e vdekjes se Aristotel Gumes. Policia e Vlores ka bere me dije permes nje njoftimi per shtyp se jane kryer vperimet e para proceduriale dhe i jane percjelle prokurorise materialet ne ngarkim te disa shtetasve shqiptare dhe greke per vepren penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal.
Rrëzohet një helikopter në Berat
Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në fshatin Tërpan të Beratit. Një helikopter u rrëzua në afërsi të këtij fshati, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Mësohet se piloti që drejtonte helikopterin është plagosur dhe është dërguar në spital. Ai është shtetas italian.
Helikopteri ka rënë nga një lartësi e vogël dhe kjo ka shmangur tragjedinë. Paraprakisht dyshohet që shkaqet e rrëzimit të ketë qenë një defekt në helikë. Helikopteri transportonte materiale për shpimin e puseve të naftës.
Dita
Ndarja e posteve Koçi: Rama të ketë parasysh se aleatët morën 100 mijë vota
Aleatët e vegjël të Partisë Socialiste presin që brenda javës kryeministri i zgjedhur, Edi Rama të përcaktojë pjesën e “tortës” qeverisëse që do u përkasë atyre në 4 vitet e ardhshme. Parimisht, nëse gjerat shkojnë siç duhet, brenda kësaj jave pritet të zhvillohet një takim tjetër i tryezës së aleatëve të koalicionit që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit, ku dhe pritet të përcaktohet pjesa e pushtetit që do t’i takojë secilit aleat. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje kreu i PSV91, Petro Koçi, i cili ka theksuar se në këtë takim do të përcaktohet skema e bashkëpunimit me aleatët.
Berisha komenton ‘Himarën’: Përpjekje mjerane për të gjetur minoritet në djepin e atdhetarizmit shqiptar
Kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas incidentit të shënuar 3 ditë më parë në Himarë ku eksponentë të Agimit të Artë, të shoqëruar edhe nga disa shtetas shqiptarë, lëshuan thirrje për luftë për të çliruar Himarën.
‘Perpjekjet donkishoteske per te gjetur nepermjet nekropolitikes minoritet ne Himare, i ka cilësuar Berisha këto thirrje, ndërsa shton se Himara ne shekuj ka qene dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar.
Paloka kërcënon: Rama të mos bëjë gafë e të anulojë vendimin për SHQUP-in
Më në fund vjen një reagim nga kampi i djathtë në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë si seli të Partisë Demokratike.
Deputeti Edi Paloka thotë se Rama nuk duhet të bëjë gafë dhe të anulojë këtë vendim.
Tatimi mbi të ardhurat, çfarë përjashtohet nga taksimi 10%
Paratë që çdo qytetar përfiton si të ardhura nga një aktivitet i caktuar, do vazhdojnë të taksohen 10 për qind, me përjashtim të disa rasteve që Ministria e Financave përcakton të kundërtën. Në një udhëzim të fundit të ministrit të Financave, Ridvan Bode, ku “korrigjohet” udhëzimi ekzistues “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktohen edhe 10 pika që mbeten jashtë taksimit. Nevoja për të caktuar saktë këto përjashtime, vjen në një kohë kur janë një sërë procesesh në vijim si dëmshpërblim i disa kategorive, shpronësime për interes publik.
Tabela e re e pagave për punonjësit e policisë
-Miratohet struktura e re e pagave për punonjësit e policisë dhe punonjësit e njësive të mbrojtjes nga zjarri dhe shpërthimet. Paga bazë për këtë kategori nis nga 38 mijë lekë në muaj deri në 118 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, shtesa mbi bazën varion nga 6 mijë lekë në muaj deri në 8 mijë lekë në muaj. Tabela e pagës sipas gradës, e cila nis nga agjent deri te drejtuesi i parë, ka hyrë në fuqi dje pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërkohë efektet financiare i nisin nga fillimi i gushtit. Pritet që shtesat mbi pagën për punonjësit me uniformë të jepen në muajin shtator.
Romët ngrenë çadra te “Skënderbeu”
Dëbimi - Javën e kaluar 37 familje rome fillimisht, e më pas edhe 8 të tjera, u larguan nga vendbanimet e tyre, pavarësisht ndërhyrjes së institucioneve
Institucionet - Avokati i Popullit, por edhe kreu i Policisë së Shtetit kanë deklaruar se për këtë kategori sociale duhet kujdes dhe vëmendje, lidhur me problemin e tyre për strehimin
Kompania - Dy ditë më parë, kompania që do të zhvillojë zonën pranë Pallatit me shigjeta, ka deklaruar se romët kanë qenë dakord për shpërnguljen e tyre dhe se kanë firmosur për këtë
Lazaratasit plagosin me armë, policia kundërpërgjigjet duke bllokuar… botet me ujë
Është historia tragjikomike e Shqipërisë së këtyre viteve. Gjithmonë në këtë periudhë, banorët e fshatit Lazarat drejtojnë armët nga Gjirokastra dhe qëllojnë pa teklif.
Mbrëmë një 26 vjeçare nga qyteti i Gjirokastrës u plagos fatmirësisht në krah nga plumbat që vinin nga Lazarati.
Por ndërsa banorët e lagjes Zinxhir të Gjirokastrës vuajnë këtë terror, policia është kundërpërgjigjur ndaj banorëve të Lazaratit si gjithmonë duke u bllokuar ujin dhe plehun që përdorin për rritjen e kanabisit.