Lazaratasit plagosin me armë, policia kundërpërgjigjet duke bllokuar… botet me ujë

Është historia tragjikomike e Shqipërisë së këtyre viteve. Gjithmonë në këtë periudhë, banorët e fshatit Lazarat drejtojnë armët nga Gjirokastra dhe qëllojnë pa teklif.
Mbrëmë një 26 vjeçare nga qyteti i Gjirokastrës u plagos fatmirësisht në krah nga plumbat që vinin nga Lazarati.
Por ndërsa banorët e lagjes Zinxhir të Gjirokastrës vuajnë këtë terror, policia është kundërpërgjigjur ndaj banorëve të Lazaratit si gjithmonë duke u bllokuar ujin dhe plehun që përdorin për rritjen e kanabisit.
Në një njoftim të policisë thuhet se janë bllokuar pesë kamionë me pleh dhe ujë dhe janë shoqëruar në komisariat 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit për të punuar në kultivimin e kanabisit.
Goxha sukses!/ep
Tema
Add new comment