Berisha komenton ‘Himarën’: Përpjekje mjerane për të gjetur minoritet në djepin e atdhetarizmit shqiptar

Kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas incidentit të shënuar 3 ditë më parë në Himarë ku eksponentë të Agimit të Artë, të shoqëruar edhe nga disa shtetas shqiptarë, lëshuan thirrje për luftë për të çliruar Himarën.
‘Perpjekjet donkishoteske per te gjetur nepermjet nekropolitikes minoritet ne Himare, i ka cilësuar Berisha këto thirrje, ndërsa shton se Himara ne shekuj ka qene dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar.
“Nje ceremoni mortore e politizuar deri ne nazizem nga nje grusht fare i vogel ekstremistesh, vrau keto dite per se dyti te riun A. Guma.
Perpjekjet per te gjetur nepermjet nekropolitikes minoritet ne Himare jane donkishoteske dhe tragjikomike. Himara ne shekuj ka qene dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute te medha ne luftrat e vendit per liri, ne letrat, artin dhe kulturen kombetare.
Ne kete zone, disa nga fshatrat dhe vete Himara jane bilingual por me ADN dhe nengrupe gjaku identike me fshatrat e tjera qe ne mijera vjet nuk kane folur nje fjale ne gjuhen greke apo tjeter perveçse shqipes se bukur. Nje ceremoni perkujtimore mortore me politizim ekstrem deshmon dhe njehere mjerimin e atyre qe duan te gjejne ne te vdekur gjurmet e nje minoriteti qe nuk ka egzistuar kurre ne Himare. sb”, shkruan Berisha.
Shqip
Add new comment