Arkiv-Lajme të përditësuara
AP: Romët po kërcënohen me jetë në sy të policisë. Braçe: Berisha nuk e ndal dot Delijorgjin
Avokati i Popullit i ka dërguar një letër komisariatit numër 2, në lidhje me çështjen e romëve që po kërcënohen për t’u larguar nga vendbanimet e tyre, pasi aty do ndërtohen pallate.
Në letrën e AP thuhet se romët janë kërcënuar me jetë, ndërsa policia ka bërë sehir.
AP i kërkon Policisë së Shtetit të veprojë për rastin konkret.
SHQUP-i, ish-pronarët kundër
Myrshit Vorpsi, anëtar i kryesisë së Shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”, në një intervistë për Top Channel, kritikon ashpër vendimin e qeverisë për tjetërimin e pronave të Ushtrisë, pasi, sipas tij, me këto prona mund të ishin kompensuar një pjesë e pronarëve. “Publikimi i privatizimit të pronave të Ushtrisë është një proces që ka filluar diku nga marsi i këtij viti. Madje në vigjilje të fushatës elektorale ishte e pakuptueshme, sepse qeveria thoshte se do të hidhte për privatizim rreth 1 mijë hektarë tokë të ish-reparteve ushtarake.
Lëvizja Kuq e Zi, çfarë ishte dhe mësimet që ajo na la
-Ish-Sekretari për Çështjet e Shëndetësisë në Aleancën Kuq e Zi, profesor Agim Koçillari, ka qenë një nga anëtarët e parë i cili u mor dhe me ngritjen e strukturave, veçanërisht në qarkun e Fierit. Por para zgjedhjeve të 23 qershorit, profesor Koçillari do të largohej nga AK-ja së bashku me drejtuesit e lartë të kësaj partie duke kundërshtuar vendimin e Kreshnik Spahiut për të mos bashkëpunuar me koalicionin e majtë, edhe pse shumica e anëtarësisë dëshironte garimin nën siglën e koalicionit të PS-së.
Basha i kërkon bashkëpunim PDK-së së Thaçit
Nën udhëheqjen e Berishës, PD-ja ka qenë më e afërt me LDK-në, por letra e Bashës kërkon bashkëpunim mes PD-së dhe PDK-së, pak kohë pas kthimit nga vizita në Prishtinë ku ishte ftuar nga Isa Mustafa
Nga Bekim Salihu, illyriapress.com
Lideri i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i ka i ka dërguar të premten një letër liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit ndërpartiak me qëllim të forcimit, siç është thënë, të demokracisë dhe prosperitetit të dyanshëm.
Pas prishjes së 8 barakeve të tjera të romëve pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, reagon sërish Amnesty International, ka reaguar sot lidhur me prishnen e barakave të komunitetit rom te zona e “Pallatit me Shigjeta”. AI i ka bërë thirrje autoriteteve
Nën udhëheqjen e Berishës, PD-ja ka qenë më e afërt me LDK-në, por letra e Bashës kërkon bashkëpunim mes PD-së dhe PDK-së, pak kohë pas kthimit nga vizita në Prishtinë ku ishte ftuar nga Isa Mustafa
Nga Bekim Salihu, illyriapress.com
Lideri i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i ka i ka dërguar të premten një letër liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit ndërpartiak me qëllim të forcimit, siç është thënë, të demokracisë dhe prosperitetit të dyanshëm.
Dëbimi i komunitetit rom, Amnesty International: Autoritetet të ndërhyjnë urgjent, i kanë nxjerë në rrugë
Pas prishjes së 8 barakeve të tjera të romëve pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, reagon sërish Amnesty International, ka reaguar sot lidhur me prishnen e barakave të komunitetit rom te zona e “Pallatit me Shigjeta”. AI i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për ta.
ALUIZNI, ryshfet në ccdo hap. Ish-drejtori Agim Berisha: Njerëzit u zhvatën
Ish-drejtori Agim Berisha: Dritëhijet e ALUIZNI-t. Legalizimet, listat me emra të publikuara janë gënjeshtra, zvarrisin dosjet për ‘oferta’
ARD KOLA
“SHQUP jo vetëm t’u kthehet ushtarakëve, por atyre edhe t’u kërkohet falje”
Shtëpia Qendrore e Ushtrisë jo vetëm duhet t’u rikthehet Forcave të Armatosura, por njëkohësisht të gjithë ushtarakëve në vend duhet t’u kërkohet ndjesë.
Për ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, përgjatë 1992 kalimi i objektit të SHQUP si seli e Partisë Demokratike nuk është asgjë tjetër përveçse një gabim.
“Ky veprim duhet të korrigjohet dhe ushtrisë duhet t’i kthehet ky objekt që duhet të kërkohet ndjesë përpara gjithë ushtarakëve edhe ata që janë të liruar edhe ata që janë në shërbim”, thotë Gjeneral Major Kostaq Karoli.
HARADINAJ: QEVERIA THAÇI E KA ANASHKALUAR ANAMORAVËN
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur qytetin e Gjilanit për të akuzuar Qeverinë lokale dhe qendrore të PDK’së.
Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi e ka harruar krejt rajonin e Anamoravës ndërsa Gjilani është futur në qorrsokak financiar.
“Mos harroni se Gjilani dhe Anamorava është anashkaluar nga Qeveria Thaçi, sepse këtu s`ka investime e as vizion për ta nxjerr nga qorrsokaku financuar Gjilanin”, ka thënë Haradinaj, raporton rajonipress.
SHBA: Presim reforma nga qeveria e re
Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker tha se Shtetet Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetjen e aspiratave të vendeve të Ballkanit drejt integrimit ne BE dhe NATO
Gjatë një video-konference nga Nju Jorku, Reeker foli për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, marrëveshjen Prishtinë-Beograd dhe zgjedhjet lokale në Kosovë. Philip Reeker përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve të suksesshme në Shqipëri si dhe reagimin e udhëheqësve politikë.