Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha sulmon strategjinë e Ramës për politikën e jashtme: Etja për t’u dukur e dëmshme për interesat e vendit

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të komentuar strategjinë e ndjekur nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama në politikën e jashtme të vendit.
Sipas Bashës, renditja në mënyrë publike sipas rëndësisë strategjike të fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.

Kandidati i PS për deputet: Tentuan të më vrasin, autorit iu bllokua arma

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:21

Një prej kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, Besim Ruçi, ka denoncuar në polici se ndaj tij është bërë një atentat.

Siç raporton Panorama, biznesmeni 45 vjeçar thotë se atentatori ka nxjerrë armën dhe ka tentuar që të qëllojë, por arma i është bllokuar.

Ruçi, kandidat i PS për Tiranën, thotë se nuk ka asnjë arsye se përse ndaj tij të jetë ndërmarrë një atentat i tillë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por nuk ka gjetur as gëzhoja dhe as dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Rama, zyrë kontakti në Vlorë

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:19

Me anë të një postimi në rrejtin social “Facebook”, Edi Rama ka njoftuar se do të hapë në shtator, siç e kishte premtuar, Zyrën e Deputetit në Vlorë.

“Kjo zyrë do të jetë e hapur çdo ditë dhe do të mirëpresë çdo qytetar e qytetare që dëshiron të ndajë me mua opinionet, shqetësimet, dëshirat për mbarëvajtjen e jetës ekonomike e sociale në Vlorën tonë të dashur. Zyra ime në Vlorë nuk do t'u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit. Ajo do të funksionojë si urë lidhëse mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre”, shkruan Rama.

Asqeri Isufaj: Policia po fsheh vrasjen, djalit i morën edhe unazën

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:58

-Në shtëpinë e Sokol Isufajt dera qëndron ende e hapur. Familja vijon të presë ngushëllime, ndërsa dhimbja për humbjen e djalit të vetëm duket se është përzier me indinjata të tjera. Familja qëndron bashkë në apartamentin e tyre, në katin e dytë të një pallati në lagjen “Apollonia”, ndërsa dy vajzat e Sokolit mbajnë gjallë ende shpresën se jetës. Loja e tyre, pavarësisht peshës së madhe të humbjes që mbart familja Isufaj janë shenja e vetme dhe e fortë e gëzimit në atë shtëpi.

“Gazetat abuzuese”

SHQUP (pronë publike) pritet të jetë selia e re e PD-së

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:55

Në mbledhjen e së mërkurës, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t’i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit. Vendimi në fjalë nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmojnë se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.

Ekipi i Kukësit hyn në histori, kualifikohet në “play-off” të Europa League

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:53

Ekipi i Kukësit ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar, duke kaluar edhe fazën e tretë të Europa League. Asnjë ekip shqiptar më parë nuk kishte arritur të kalonte tre ture, por ja që kuksianët e kanë bërë këtë realitet. Edhe pse janë mundur 0-1 nga Metalurg Donjecku i Ukrainës, falë fitores 2-0 në Tiranë në ndeshjen e parë, Kukësi arrin të kualifikohet për në “play-off” të Europa League. Gjatë ndeshjes së sotme Kukësi luajti pjesën më të madhe në mbrojtje, por ukrainasit nuk shënuan më shumë se një gol në pjesën e parë në minutën e 27-të nga Dimitrov.

Juristët: Berisha shkeli ligjin me vendimin për importin e mijëra ton plehrave

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:51

Opinioni publik u shokua kur mësoi se kryeministri në largim, Sali Berisha, i hapi rrugën dje mijëra ton plehrave për të hyrë në Shqipëri.

Por juristët thonë se Berisha ka shkelur ligjin me këtë veprim.

Duke folur për A1Report, Sokol Hazizaj thotë se me këto dy vendime, Berisha ka shkelur ligjin dhe moralin e një qeverie në ikje.

ENDE PA MARRËVESHJE NË BRUKSEL

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:50

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Ljajic i tha agjencisë Tanjug se marrëveshja në mes të Beogradit dhe Prishtinës për telekomin ende nuk është arritur.

Ai tha se Beogradi ka ofruar një zgjidhje kompromisi dhe se presin një përgjigje të Prishtinës dhe Brukselit.

"Ne jemi duke pritur për një përgjigje nga Bashkimi Evropian dhe Prishtina për propozimin tonë më të fundit, i cili përfaqëson një kompromis në mes qëndrimit tonë dhe qëndrimit të tyre të deritanishëm", tha Ljajic.

“ARMO” ndërron zyrtarisht pronësinë

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:49

“ARMO” ndërron zyrtarisht pronësinë
08/08/2013 19:35

Zërat e shumtë të javëve dhe ditëve të fundit në media lidhur me shitjen e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”, janë konfirmuar përfundimisht nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Tashmë “ARMO” ka një kompani të re si pronare dhe një administrator të ri. Në të dhënat e publikuara në QKR për kompaninë “ARMO” rezulton se veprimet e fundit janë kryer më datë 8 gusht, prej ku është larguar administratori Rezart Taçi dhe në vend të tij është caktuar Fation Veizaj.

Shtëpia e Oficerëve, seli e PD

Postuar në 08 Gusht, 2013 16:54

Partia Demokratike tani nuk ka vetëm një kryetar të ri, por ajo mund të ketë edhe një godinë të re për seline qëndrore të saj.
Të paktën sot, me letra, e ka. Sepse në mbledhjen e së mërkurës, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t'i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara