ENDE PA MARRËVESHJE NË BRUKSEL

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:50

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Ljajic i tha agjencisë Tanjug se marrëveshja në mes të Beogradit dhe Prishtinës për telekomin ende nuk është arritur.

Ai tha se Beogradi ka ofruar një zgjidhje kompromisi dhe se presin një përgjigje të Prishtinës dhe Brukselit.

"Ne jemi duke pritur për një përgjigje nga Bashkimi Evropian dhe Prishtina për propozimin tonë më të fundit, i cili përfaqëson një kompromis në mes qëndrimit tonë dhe qëndrimit të tyre të deritanishëm", tha Ljajic.

Edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi shkroi në llogarinë e tij në Twitter se nuk ka asnjë marrëveshje, dhe se ende pritet një përgjigje e Beogradit në lidhje me propozimin e BE'së.

Ministri serb Rasim Ljajic tha më herët për Beta, se 8 gushti është afati i fundit për një marrëveshje për telekomunikacionin dhe se në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje, nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, i cili është paraparë të mbahet më 27 gusht në Bruksel.

Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.