Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Dyshja Rama-Kokëdhima po shkrijnë Flamurtarin

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:38

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-se, Edi Rama dhe deputetin socialist Kokedhima se po shkrijne ekipin e Flamurtarit. Ne nje postim ne profilin e tij ne Facebook, Berisha e cileson lajm teper te hidhur per futbollin shqiptar ate qe po ngjet me skuadren e Flamurtarit, duke u bere me dije vlonjateve se pas rrenimit te skuadres se tyre qendon lajmia Rama -Kokedhima.
Postimi i plote i Berishes ne FB
Dyshja Rama-Kokedhima pothuaj shkrijne Flamurtarin (Rilindje)

Shkodër, asgjësohen 1416 rrënjë kanabis sattiva

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:36

Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme kundër kultivimit të lëndve narkotike në këtë zonë. Mësohet se gjatë aksionit janë asgjësuar rreth 1416 rrënjë bimë narkotike, të dyshuar si kanabis sativa, e cila ishte e kultivuar në gjashtë parcela të ndryshme në thellësi të fshatit Dush të komunës Qerret në Pukë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, bimët ujiteshin me një tubacion plastik që merrte ujin nga rrjedhat e malit dhe lartësia e këtyre bimëve kishte mbërritur nga 50 cm deri në 2 metër.

Durrës, makina përplaset me shtyllën e betonit vdes djali 10 vjeç , plagoset babai

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:34

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur jetën dhe babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë sot në një aksident të rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piezë të Durrësit, ndërsa babë e bir udhëtonin në mjetin që është përplasur me një shtyllë betoni. Sipas policisë automjeti tip ‘Benz’ udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit, në rrugën e vjetër. Shkak për aksidentin sipas tyre është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti. Djali 10-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

OSBE përshëndet përfundimin e procesit zgjedhor: Shpresojmë për pjesëmarrje dinamike të partive në Kuvend

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:33

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, ka mirëpritur përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat diplomati i lartë ka shprehur dëshirën për të nisur sa më shpejt bashkëpunimin me qeverinë dhe Kuvendin e ri, që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit.

PD: Ne bëmë gjithçka për zgjedhje të lira, por PS vodhi votat

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:31

Në përfundim të procesit zgjedhor, Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp duke theksuar se mazhoranca në largim bëri gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ishte PS ajo që vodhi votat dhe damkosi procesin.

"Korrupsioni, progres i limituar"

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:28

Për Këshillin e Europës, Shqipëria ka avancuar shumë pak në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe punonjësve të sektorit publik.

Wolfgang Rau, sekretari organizativ i GRECO-s, institucionit të KE-së që funksion prej 14 vjetësh, anëtar i të cilit është edhe Shqipëria, tha për “Deutsche Welle” se do të vazhdojë monitorimi i standarteve kundër korrupsionit, sepse lufta kundër tij është një sfidë afatgjatë, e cila kërkon përpjekje të vazhdueshme. Deri tani GRECO ka bërë tre vlerësime për situatën në Shqipëri.

Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, Wilton: Bashkëpunim me qeverinë e re dhe Kuvendin

Postuar në 06 Gusht, 2013 08:51

TIRANE- Vetem pak minuta pasi KQZ shpalli zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit, Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së ka deklaruar se mirëpret përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe pret të bashkëpunojë me Kuvendin e ri.

Mimi Kodheli: Nuk do të jem Zonjë e Hekurt

Postuar në 06 Gusht, 2013 08:49

“Unë isha njësoj e surprizuar si të tjerët” thotë Mimi Kodheli, që është përzgjedhur nga kryetari i partisë së saj, Edi Rama, si ministrja e re e Mbrojtjes.

Ekonomistja 48-vjeçare deri më tani është marrë në parlament me çështjet të buxhetit të ushtrisë. Tani, në qeverinë e dominuar nga socialistët, ajo do të jetë një shembull se si Shqipëria patriarkale po bën një hap drejt barazisë gjinore.

Ministria e Mbrojtjes si pjesë e emancipimit

Hoxha: Deputetët e PS nxisin ndërtimet pa leje

Postuar në 06 Gusht, 2013 08:48

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Objekti i radhës ka qenë një shtesë pa leje në katin e fundit të një pallati në zonën e “Don Boskos”. Florenc Hoxha, kreu i këtij inspektorati, ka theksuar edhe një herë se aksioni do të vijojë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në qytetin Tiranës. Ndërsa nuk ka kursyer as akuzat për deputetët socialistë, të cilët sipas tij nxisin qytetarët për këto ndërtime.

Mat, mbyten në rezervuarin 8 metra të thellë xhaxhai me nipin 14-vjeçar

Postuar në 06 Gusht, 2013 08:43

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Macukull të Matit ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në një rezervuar me ujë me thellësi rreth 8 metra.
Sipas informacioneve paraprake një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij kanë humbur jetën pasi janë mbytur në gropën me ujë.
Mësohet se fillimisht ka qenë i mituri që është futur në gropën me ujë për t’u larë, por është mbytur menjëherë, ndërkohë që xhaxhai i tij, i identifikuar si 52 vjeçari Ramazan Tili është hedhur për ta shpëtuar, por ka pasur të njëjtin fat me të.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara