Mat, mbyten në rezervuarin 8 metra të thellë xhaxhai me nipin 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Macukull të Matit ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në një rezervuar me ujë me thellësi rreth 8 metra.
Sipas informacioneve paraprake një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij kanë humbur jetën pasi janë mbytur në gropën me ujë.
Mësohet se fillimisht ka qenë i mituri që është futur në gropën me ujë për t’u larë, por është mbytur menjëherë, ndërkohë që xhaxhai i tij, i identifikuar si 52 vjeçari Ramazan Tili është hedhur për ta shpëtuar, por ka pasur të njëjtin fat me të.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupave të pajetë nga uji.
Shqip
Add new comment