Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, Wilton: Bashkëpunim me qeverinë e re dhe Kuvendin

TIRANE- Vetem pak minuta pasi KQZ shpalli zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit, Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së ka deklaruar se mirëpret përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe pret të bashkëpunojë me Kuvendin e ri.
“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale – e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend”, tha Wilton permes nje deklarate per media.
Sipas tij, nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri. Ai garantoi se OSBE do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces.
“Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”- tha ai.
Panorama
Add new comment