Arkiv-Lajme të përditësuara
Mat, mbyten në rezervuarin 8 metra të thellë xhaxhai me nipin 14-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Macukull të Matit ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në një rezervuar me ujë me thellësi rreth 8 metra.
Sipas informacioneve paraprake një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij kanë humbur jetën pasi janë mbytur në gropën me ujë.
Mësohet se fillimisht ka qenë i mituri që është futur në gropën me ujë për t’u larë, por është mbytur menjëherë, ndërkohë që xhaxhai i tij, i identifikuar si 52 vjeçari Ramazan Tili është hedhur për ta shpëtuar, por ka pasur të njëjtin fat me të.
O burra se po ikim/ CEZ shpall tender 90 milion euro, do blejë energjinë për gjithë vitin 2014
Me parullën ‘o burra se po ikim’, kjo mazhorancë po largohet nga pushteti duke fituar sa më shumë të jetë e mundur.
Një rast ekstrem është ai i kompanisë CEZ Shpërndarje, që ka shpallur një tender me vlerë 90 milion euro.
Kompania që drejtohet nga Sait Dollapi, njeri i besuar i Sali Berishës, ka ndërmend që të blejë energjinë për të gjithë vitin 2014.
Panorama raporton se superprokurimi do të mbyllet brenda shtatorit, kohë kur pritet të krijohet qeveria e re.
Ofertat do të paraqiten deri më 10 shtator, kurse fituesi do të shpallet më 15 shtator.
KQZ ndan mandatet, zgjedhjet të mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë paraditen e së martës ndarjen e mandateve të procesit zgjedhor të 23 qershorit, duke e deklaruar atë zyrtarisht të mbyllur.
Ka qenë vetë kryetarja Lefteri Lleshi që ka komunikuar vendimin për ndarjen e mandateve dhe që ka bërë pasqyrimin e tyre, të ndara sipas koalicioneve Aleanca për Shqipërinë Evropiane dhe Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim.
Kështu, sipas Lleshit, ndarja në qarqe është e tillë: Elbasan 8-6; Fier 11-5; Gjirokastër 4-1; Korçë 7-5; Kukës 1-3; Lezhë 6-4; Durrës 6-5; Tiranë 19-13; Vlorë 8-4.
KQZ pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te shpalle sot rezultatin e zgjedhjeve. Projekt vendimi “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013, të datës 23 Qershor 2013”, eshte pjese e rendit te dites per mbledhjen e neserme te KQZ-se.
Administrata 5 ditë pa rroga, qeveria del për borxh 3.5 miliardë lekë
-Ankandi zhvillohet nga Banka e Shqipërisë ornela manjani Rreth 85 mijë punonjës të administratës nuk kanë marrë ende pagat e muajit korrik. Arka e shtetit është bosh dhe qeverisë do ti duhet fillimisht të marrë një borxh në tregun e brendshëm dhe më pas të shlyejë detyrimet ndaj punonjësve të saj. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se vonesa për pagat ka ardhur si rrjedhojë e një ndryshimeve në serverin e thesarit të shtetit. Nga ana tjetër përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Financave bën të ditur se sot do të dalë në treg për të marrë një borxh prej 3. 5 miliardë lekësh.
Qeveria shet me çmime qesharake pronat e firmave piramidale
Qeveria në ikje po nxiton të shesë pronat e fundit para dorëzimit të pushtetit. Kështu, siç shkruan GSH, këto ditë do të zhvillohen 14 ankande për shitje pronash.
Mes pronave të nxjerra në ankand janë edhe pasuritë e firmave piramidale Xhaferri dhe VEFA.
Ajo që bie në sy është vlera mjaft e ulët e shitjes së këtyre pronave.
Ndërtimet pa leje, inspektorët bashkiakë nën presionin e pronarëve
Policia bashkiake sekuestron betonierët dhe objektet e tjera që ndihmojnë në ndërtim
TemA TV/ Italianët: Droga e Lazaratit kushton 4.5 miliard euro. Kryekomunari: Është mbjellë më shumë, por kjo shifër është çmenduri
Në Lazarat kultivohet kanabis me një vlerë marramendëse. Kështu mendojnë italianët.
Shuma marramendëse, 4.5 miliard euro, e siguruar nga tregtia e hashashit, është bërë publike nga drejtori i Repartit të Aviacionit të ‘Guardia di Finanza’, Stefano Bastoni, gjatë një konference për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
DERI MË 16 SHTATOR GJYKATA PËRGJIGJET PËR AMNISTINË
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Ligji për Amnisti është duke u shqyrtuar në këtë institucion dhe se më së largu më 16 shtator do ta kenë gati përgjigjen.
Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, Gjykata ka njoftuar se lënda që ka ardhur nga deputetët e Vetëvendosjes do të shqyrtohet në bazë të Ligjit dhe rregulloreve të këtij institucioni.
Lushnje, tre në pranga për gjobëvënie
Policia e qytetit të Lushnjes ka arrestuar në flagrancë tre persona nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasit e arrestuar janë Lorenc Binali dhe Kujtim e Elis Taullau, atë e bir.
Sipas burimeve, të arrestuarit tentuan t’i zhvasnin biznesmenit të përpunimit të mishit, Josif Çuko, 100 milionë lekë të vjetra.
Por Çuko kishte njoftuar policinë për kërcënimet dhe tre të dyshuarit u kapën në flagrancë pikërisht teksa merrnin paratë.