O burra se po ikim/ CEZ shpall tender 90 milion euro, do blejë energjinë për gjithë vitin 2014

Me parullën ‘o burra se po ikim’, kjo mazhorancë po largohet nga pushteti duke fituar sa më shumë të jetë e mundur.
Një rast ekstrem është ai i kompanisë CEZ Shpërndarje, që ka shpallur një tender me vlerë 90 milion euro.
Kompania që drejtohet nga Sait Dollapi, njeri i besuar i Sali Berishës, ka ndërmend që të blejë energjinë për të gjithë vitin 2014.
Panorama raporton se superprokurimi do të mbyllet brenda shtatorit, kohë kur pritet të krijohet qeveria e re.
Ofertat do të paraqiten deri më 10 shtator, kurse fituesi do të shpallet më 15 shtator.
Qëllimi është që të importohen 1.3 milion megavat energji.
Sait Dollapi po nxiton të bëjë këtë superblerje, pasi emërimi i tij varet nga Enti Rregullator i Energjisë.
Por derisa kjo strukturë të ndryshojë nga Kuvendi, do kërkojë kohën e duhur, kështu që Dollapi do i ketë mbyllur hesapet me superblerjen.
Vazhdimisht ka pasur akuza se kompanitë që na shesin energji, kryesisht nga Serbia, janë të lidhura me familjen kryeministrore./ep
Tema
Add new comment