Pas Samaras-it, Rama takon Venizelos-in: Takim i zhvilluar në atmosferë pozitive

Postuar në 05 Gusht, 2013 15:26

Kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Athinë të Greqisë, zhvilloi edhe një takim me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.

Në këtë takim, u diskutua lidhur me çështjet dhe marrëdhëniet dypalëshe rajonale. Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive, raportoi zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme greke.

Dy palët ranë dakord që të nisin rrugën e re të një zhvillimi të ri dinamik në marrëdhëniet shqiptaro-greke, menjëherë pas formimit të qeverisë së re, në shtator të këtij viti.

Më herët, Rama zhvilloi një takim privat me kryeministrin grek, Antonis Samaras. Ky takim erdhi vetëm një ditë pas takimit, që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, zhvilloi në Turqi me kryeministrin Erdogan.

Takimi Rama- Samaras

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama pas vizitës në Stamboll, ka vizituar kryeqytetin grek, Athinën ku është takuar me kryeministrin Antonios Samaras.

Në një mesazh në profilin e tij në “Facebook”, Rama është shprehur se me homologun e tij grek është diskutuar për nisjen e një kapitulli të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Rama.

Gjatë vizitës së tij në Athinë pritet që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të diskutojë me autoritetet greke në lidhje me çështjen e shumë diskutuar të kufijve detarë.

Në lidhje me këtë çështje, Rama është shprehur më herët se duhet të gjendet një zgjidhje e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.