Arkiv-Lajme të përditësuara

Festa e Bajramit të Madh

Postuar në 08 Gusht, 2013 04:02

Besimtarët myslimanë mbyllën agjerimin dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes kryen faljen e Bajramit të Madh.
Dita e Fiter Bajramit festohet pas 30 ditë agjërimi të Muajit të Ramazanit, ku besimtarët myslimaneëushqehen vetëm në vaftet syfyr në mëngjes e iftar në darkë si një sakrificë për të pastruar shpirtin nga mëkatet e bëra gjatë vitit.

Pas 30 ditë agjërim besimtarët i falen Zotit për më shumë paqe dhe mirësi ndërmjet tyre.

Bajrami, Nishani uron besimtarët: Të mposhtim kulturën e urrejtshme të sherrit

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:30

TIRANE- Kreu i shtetit, Bujar Nishani ka uruar gjithe besimtaret myslimane me rastin e Bajramit. Me nje mesazh publik, Nishani uron qe ne kete Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.
“Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale”- uron Nishani.

Berisha autorizon importin e 2600 ton plehrave

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:24

Berisha autorizon importin e 2600 ton plehrave
Publikuar më 07.08.2013 | 17:37
2 0
Kryeministri në ikje, Sali Berisha në ditët e tij të fundit të qeverisjes ka firmosur dy vendime me përmbajtje nga më të kundërshtuarat gjatë qeverisjes së tij; atë të importit të mbetjeve.

Sequi: Presim të punojmë sëbashku me Parlamentin dhe qeverine e re

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:22

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi, ka uruar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. “Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor dhe presim të punojmë sëbashku me Parlamentin dhe qeverine e re”, shkruan ambasadori Sequi.

Mapo

Rama: Kufiri detar, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:21

Në një intervistë për Top Channel, kryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri të njohura detaje të tjera që lidhen me vizitat e tij në Itali, Turqi dhe Greqi.
Zoti Rama thotë se qëllimi kryesor i këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare, si dhe fuqizimi i marrëdhënieve me këto tre vende të cilat ai i cilëson si partnerë strategjikë.
TCH: Zoti Rama, pavarësisht se s’e keni marrë ende detyrën, kjo s’ju ka penguar të zhvilloni vizita zyrtare si në Stamboll e Athinë. Cili është qëllimi i këtyre vizitave?

Gazetari francez: Europianët paguajnë sa ‘frëngu pulën’ për hashashin e Lazaratit

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:19

Lajmi se Lazarati prodhon drogë që shkon deri në 4.5 miliard euro në vlerë, nuk mund të mos bënte xhiron e botës.

Shumë media italiane, por jo vetëm, theksojnë se ky fshat shqiptar konkurron buxhetin e Shqipërisë.

Shqiptarja.com sjell një reportazh nga Lazarati, duke theksuar se rreth një javë më parë një gazetar francez u kërcënua me vdekje pasi tentoi të filmonte në Lazarat.

Jeta e tij dhe shoqëruesve shqiptarë u vu në rrezik, kur një automjet tip “Ford” u zuri rrugën. Jeta e tyre për pak sa nuk përfundoi tragjikisht. Fatmirësisht pa viktima.

Xhamia, gjykata rrëzon ambientalistët

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:17

“Gjykata vendos rrëzimin e kërkesës, ngarkimin e shpenzimeve kërkuesve. Kundër këtij vendimi nuk parashikohet ankimim i veçantë, sipas ligjit. U shpall sot Tiranë, 7 gusht 2013”.

Gjykata vendosi që nuk do të ketë ndërprerje të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Ndërtimi i shkollës së Avokatisë, Halimi: Hap i rëndësishëm për drejtësinë

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:18

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka ndare me ndjekesit e tij ne FB vendimin me te fundit te qeverise per ndertimin e një shkolle të posacme për avokatët në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve.

Vendimi, sipas Halimit eshte marre ne mbledhjen e sotme te qeverise dhe pason reformen qe po behet ne gjyqesor.

Zbulohen 490 rrënjë kanabis në Korçë dhe Mat

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:14

MAT- Zbulohen disa parcela të mbjella me rrënjë Kanabis Sativa në malin e Balgjajt në Mat. Polica e Matit pas zbulimit të këtyre zonave ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 100 rrënjë Kanabis Sativa.

Zbulimi i tyre u bë pas një iformacioni të marrë në rrugë operative, ndërkohë që ende nuk dihet në pronësi të kujt janë parcelat.

Rritja e pagave ndryshon masën e kontributeve, ja pagesat minimale

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:12

Rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi ka ndikuar edhe në rritjen e pagesave minimale të sigurimeve. Ja tarifat e reja për të gjitha kategoritë e të punësuarve

Për shkak se pagat gjatë muajit korrik janë rritur edhe për kufijtë ekstremë, pagë minimale dhe pagë maksimale, është rritur edhe masa e kontributeve të sigurimeve shoqërore që të punësuarit dhe vetëpunësuarit do të paguajnë çdo muaj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën 1 gusht e në vijim është 5308 lekë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara