Arkiv-Lajme të përditësuara
OSBE'JA DO TË KETË ROLIN E 'POSTIERIT' NË VERI
KQZ'ja nuk ka qasje në veri dhe për atë arsye është kërkuar ndihma e OSBE-së, e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit dhe fizikisht do t’i kryejë disa veprime, të cilat ne, si KQZ, nuk kemi pasur mundësi deri më tani që t’i kryejmë në atë pjesë, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e KQZ'së Valdete Daka. RADIO EVROPA E LIRË: Zonja Daka, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor. Cilat janë problemet që janë paraqitur në këtë kohë?
Bllokohet lëvizja në Kakavijë
Në pikën kufitare të Kakavijës është bllokuar lëvizja e hyrje-daljeve për shkak të një problemi në anën greke të kufirit.
Bllokohet lëvizja në Kakavijë
10/08/2013
Në pikën kufitare të Kakavijës është bllokuar lëvizja e hyrje-daljeve për shkak të një problemi në anën greke të kufirit.
Sipas informacioneve të fundit, pala helene rezulton të ketë probleme me sistemin kompjuteri të përpunimit të të dhënave.
Si pasojë e defektit në të dyja anët janë krijuar radhë të gjata makinash dhe puna është ndërprerë deri në riparimin e defektit.
Pesë shqiptarë në pranga në Itali, shfrytëzonin vajza shqiptare e rumune për prostitucion
ITALI- Pese shqiptare jane vene ne pranga nga policia italiane me akuzen e shfrytezimit te vajzave per prostitucion.
Sipas mediave italiane shqiptaret jane arrestuar ne nje operacion qe u shtri ne Genovea, Milano dhe Scalea.
Mancella dhe Rinxhi
Urdher arrestet i kishte leshuar gjykata e Genoves, nderkohe qe mesohet se vajzat qe shfrytezoheshin ishin kryesisht shqiptare dhe rumune. Ato dhunoheshin nese nuk u bindeshin tutoreve te tyre, qe nderkohe benin nje jete komode fale parave qe fitoheshin nga shfrytezimi i prostitucionit.
Grumbuj plehrash në çdo cep që hedh sytë
Deutsche Welle reportazh për mjedisin e ndotur në Shqipëri. Kudo plehra!
Fuga: Sfida e qeverisë së re, reforma pa shtrënguar rripin e qytetarëve
Profesori i njohur i sociologjisë në Shqipëri, Artan Fuga, thotë se zgjedhjet parlamentare nxorën disa mësime për politikanët. Zoti Fuga tha se qeveria e re ka përpara disa sfida; si do të sillet me pushtetet e tjera, për të cilat ka qenë kritike, dhe së dyti, si do të bëjë reformat e premtuara pa shtrënguar rripin e qytetarëve.
Zëri i Amerikës: Profesor Fuga, si sociolog dhe publicist i njohur, cili është vlerësimi për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri? Cili është, sipas jush, mësimi që votuesit kanë dashur t’u japin politikanëve shqiptarë me mënyrën si votuan?
Kultivimi i hashashit, me procese teknologjike. Hormone për fidanët dhe investim në vaditje
Speciale
Republika e Hashashit
Italianët - Lazarati mund të prodhojë deri në 900 tonë hashash, e cila mund të kapë një vlerë rreth 4.5 miliardë euro
Shqiptarët - Burgaj theksoi se ndikim patën edhe zgjedhjet. Policët u angazhuan në zgjedhje dhe u la në harresë ruajtja e territorit
Të mbjellat - “Kemi bërë fotografi nga lartësia, që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”, tha Bastoni
Justifikimi - “Probleme të tilla, pra, të kultivimit të hashashit kanë edhe vende të Ballkanit, kryesisht Bosnja, por edhe Italia”, tha Burgaj
SKANDALI/ Qeveria në ikje synon të japë qindra hektarë për ndërtim në zonën e mbrojtur në Nartë
Barbaria e qeverisë në largim nuk njeh kufijtë, duke prekur ku të mundë dhe sa të mundë.
Një tjetër skandal është shënuar këto ditë dhe në qendër është përpjekja e qeverisë për të lejuar ndërtime në një zonë të mbrojtur.
Konkretisht bëhet fjalë për rikthimin e një sipërfaqe prej 600 hektarësh në zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë.
Kjo zonë është shpallur e mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave më 22 tetor të vitit 2004 nga qeveria e Fatos Nanos.
Qeveria miraton shitjen e ‘ARMO’
Ministria e Ekonomisë ka miratuar kalimin e pronësisë së rafinerisë ‘ARMO’ nga kompania ‘Anika Enterprises’ me administrator Rezart Taçin tek kompania ‘Heaney Assets Coorporation’.
Në një intervistë për Top Channel, zëvendësministri i Ekonomisë Enno Bozdo thotë se kjo kompani përmbush kriteret teknike dhe financiare, si dhe trashëgon të gjitha detyrimet e prapambetura nga ‘Anika Enterprises’, përfshirë borxhet ndaj palëve të treta dhe ruajtjen e punonjësve.
Dokumentohet vjedhja e 20 automjeteve, 1 në pranga
TIRANE- Policia e Tiranes ka vene ne pranga nje person, akuzuar per vjedhje automjetesh, nderkohe qe ka dokumentuar vjedhjen e mbi 20 automjeteve te ndryshme ne Tirane e rrethe.
Ndalimi i Sajmir Moraves 32 vjec eshte bere ne kuader ne nje operacioni te koduar “Gushti”.
Detyrim 65 milionë dollarë ,CEZ nis ndërprerjen e energjisë
Detyrim 65 milionë dollarë ,CEZ nis ndërprerjen e energjisë