Dokumentohet vjedhja e 20 automjeteve, 1 në pranga

TIRANE- Policia e Tiranes ka vene ne pranga nje person, akuzuar per vjedhje automjetesh, nderkohe qe ka dokumentuar vjedhjen e mbi 20 automjeteve te ndryshme ne Tirane e rrethe.
Ndalimi i Sajmir Moraves 32 vjec eshte bere ne kuader ne nje operacioni te koduar “Gushti”.
“Strukturat e policisë në vijimësi të punës mbi dokumentimin e plotë të vjedhjes së automjeteve bënë të mundur zbulimin e realizimit të tyre, vjedhje të cilat i tregtonin dhe shisnin për pjesë këmbimi në qytetet Lac dhe Fushë Krujë. Aktualisht nga grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë intensivisht në drejtim të kapjes së të tjerë personave më këtë tendencë, por për arsye të hetimit nuk mundt të bëjmë publike gjeneralitet”- thuhet ne njoftimin e policise.
Sipas saj, te ndaluarit iu sekuestruan me cilësine e proves materjale, disa automjete të vjedhura si dhe disa sendeve qe sherbenin per hapjen dhe ndezjen e ketyre automjeteve.
Nga puna e bërë ka rezultuar se ky shtetas është autore i disa ngjarjeve te tjera te ndodhura ne juridiksin te kom. Nr. 3:
o Me dt.12.01.2013, në rrugën “Don Bosko” kane vjedhur automjetin Benz Mercedes CDI 200, me targa AA 622 FK,
o Më datën 08.02.2013, në rrugën ”Don Bosko”, pranë shkolles”Qazim Turdiu”, kane vjedhur automjetin tip Benz me targa AA 270 EL,
o Me date 16.02.2012, ne rrugën “Sulejman Pasha”, Tirane, kane vjedhur mjetin e tij tip “Mercedes Benz 190 D” me targa TR 8715 J,
o Me daten 20.02.2013, ne rrugën “Riza Çuka” vjedhur automjetin tip “Benz Mercedes 300”, me portobagazh, ngjyre blu, me taraga TR 5857 R,
o Me dt.06.04.2013, në Rrugën “Petrela” , vjedhja e mjetit tip “Benz 200 D”, ngjyre gri, me targa TR 4271 K,
o Me date 29.05.2013, ne Rrugen “Panorama” , eshte vjedhur mjetin e tij tip “Benz” me targë TR 1811 D ,
o Me date 07.06.2013,ne rrugen “Durrsit” eshte vjedhur automjeti “Benz” me targa TR 7385
o Me dt.14.06.2013, ora 16.00, ne ambjentet e brendeshme te Spitalit Usharak , eshte vjedhur automjeti tip “Benz 200”, ngjyre gri, me targa BR 0146 B, tip “Benz 200”, ngjyre gri, me targa BR 0146 B,
o Me dt.15.07.2013, ne rrugen “Durresit “ eshte vjedhur automjeti markes “Benz”, me targa TR 8192 F
o Me date 17.07.2013, ne rrugen “ Asim Vokshi” eshte vjedhur automjeti tip “Benz Mercedes” me ngjyre gri, me targa TR 4796 M ,o Me dt.28.07.2013, , në bulevardin “Zogu i Pare”, eshte vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz 250”, me targa TR 6199G, ngjyre kafe.
Panorama
Add new comment