Arkiv-Lajme të përditësuara
Përplasje fizike mes policësh, një i shoqëruar
TIRANE- Perplasje fizike mes nje inspektori krimesh dhe dy punonjesish te patrulles se policise. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02.00 te mengjesit te sotem ne Vore dhe mesohet se pas saj, agjentet e SHKB-se kane shoqeruar ne polici inspektorin Përparim Myftaraj.
Shtyhen bisedimet Maqedoni-Greqi
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Reeker deklaroi se bisedimet Maqedoni-Greqi do të vazhdojnë në fund të verës apo fillim të vjeshtës, njoftoi MIA. Në pyetjen se si e vlerëson përkushtimin e Greqisë ndaj integrimit të të gjithë rajonit, Rikeer vlerësoi se gjysma e parë e vitit 2014 me të vërtetë do të japë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv dhe të realizohen angazhimet nga agjenda e Selanikut.
“Dështimi në diplomaci është pasojë e politikës së brendshme të gabuar”
Një nga diplomatët tanë më të njohur, ish-Sekretar i Përgjithshëm në MPJ, Roland Bimo, aktualisht këshilltar i zotit Edi Rama, në këtë intervistë për gazetën ‘Dita’ tregon dështimet e politikës sonë të jashtme nën qeverisjen e Berishës. Nga se vuan shërbimi ynë diplomatik, pasojat e nepotizmit dhe klientelizmit në politikën e jashtme dhe pse PS e ka një ndër prioritetet e saj ndryshimin e gjendjes në këtë shërbim. Më tej, çfarë do të bëhet me emërimet e paligje dhe nepotike që janë bërë në përfaqësitë tona diplomatike edhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit…
Toponimet, Greqia lejon kalimin e fëmijëve shqiptarë deri në fund të gushtit
Një takim i drejtorit të kufirit të Gjirokastrës, Admir Abrija me drejtorin e Janinës dhe komandantin e pikës kufitare në Kakavijë, bëri të mundur që të shtyhet deri në fund të gushtit kalimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në vendin fqinj.
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës mbeten pa rroga, Luli ka shpenzuar më shumë nga sa ka arkëtuar
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë lodhur më kot pranë bankomateve, duke tentuar që të marrin pagën e korrikut.
Kriza duket se ka përfshirë edhe këtë institucion, pas administratës qendrore.
Siç raporton Shqip, punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk kanë marrë ende pagat.
Mësohet se situata financiare e Bashkisë nuk është e mirë për shkak se ajo ka shpenzuar më shumë para nga sa ka arkëtuar.
Basha ka shpenzuar 1 miliard lekë, por ka arkëtuar vetëm 819 milion lekë, 30 milion më pak se një vit më parë.
Amnesty, kritika qeverisë për romët
Amnesty International reagon sërish për çështjen e romëve, pas dëbimit nga banesat e tyre duke thënë se: “As autoritetet e bashkisë dhe as qeveria nuk bënë asgjë për t’i ndihmuar ata të gjejnë një strehim tjeter”.
“Familjet rome, disa prej të cilave kishin 10 vjet që qëndronin në ish-qendrën për realizimin e punimeve artistike, në rrugën e Kavajës në Tiranë, u nxorrën me forcë nga banesat e tyre më 7 gusht”, vërehet në një komunikatë.
SHBA-të do të mbështesin qeverinë e re të Ramës
Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të angazhuara në mbështetjen e aspiratave të vendeve ballkanike drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kështu u shpreh zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker gjatë një video konference nga Nju Jorku, kushtuar angazhimit amerikan në Ballkan. Zoti Reeker foli për një sërë çështjesh, mes tyre zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, zgjedhjet lokale në Kosovë si dhe zgjedhjet e qershorit në Shqipëri.
KQZ dërgon për procedim penal 50 komisionerë
TIRANË Me katër vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën për nisjen e procedimit penal të 50 komisionerëve dhe numëruesve të Qarkut Lezhë, përfaqësues të forcave kryesore politike në vend. Ata ngarkohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me përgjegjësinë e manipulimit të rezultatit zgjedhor për dy zona të administrimit zgjedhor në Qarkun e Lezhës. “U gjet se rezultati i pasqyruar nga grupet e numërimit në tabelat që dispononin subjektet zgjedhore dhe në tabelat e falsifikuara, ishin krejtësisht të ndryshme.
Berisha nuk e ka diskutuar në qeveri vendimin për tjetërsimin e selisë së SHQUP-it
Transparenca - Vendimi për ta kthyer Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në selinë e re të PD-së nuk është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave
Selia e PD-së - Partia Demokratike, që prej vitit 1992, ka selinë e saj historike ndërtesën në qendër pranë sallës së Parlamentit shqiptar
Ministri - Një anëtar i qeverisë, i cili nuk preferoi të identifikohej, theksoi se nuk është diskutuar në mbledhjen e qeverisë për këtë vendim
Braçe: Pse hesht Berisha për shitjen e ARMO-s
Shitja e kompanisë ARMO është argumenti kryesor i këtyre ditëve. Megjithatë aktorët kryesore në këtë çështje nuk po flasin.
Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzon kryeministrin në largim, Sali Berisha, se po hesht për këtë çështje.
“Megjithatë, qeveria bëri sikur foli për operacionin Taçi. E bëri para pak përmes zyrtarit më qesharak të saj. Një zëvendësministri që bën kompetentin dhe kërkon me ngulm që emrin të ja shkruajnë me dy ‘n’.
Ky zyrtar sapo tha: e para se kompania blerëve e ARMO-s është një kompani azere!