Braçe: Pse hesht Berisha për shitjen e ARMO-s

Shitja e kompanisë ARMO është argumenti kryesor i këtyre ditëve. Megjithatë aktorët kryesore në këtë çështje nuk po flasin.
Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzon kryeministrin në largim, Sali Berisha, se po hesht për këtë çështje.
“Megjithatë, qeveria bëri sikur foli për operacionin Taçi. E bëri para pak përmes zyrtarit më qesharak të saj. Një zëvendësministri që bën kompetentin dhe kërkon me ngulm që emrin të ja shkruajnë me dy ‘n’.
Ky zyrtar sapo tha: e para se kompania blerëve e ARMO-s është një kompani azere!
Në fakt në kontratën që kam përpara, kompania është e regjistruar në Ishujt Britanikë Virgjin!
E dyta, kompania plotëson kriteret e një kompanie strategjike pasi është një kompani e respektuar në Azerbajxhan dhe operon në sektorin përkatës.
Asnjë të dhënë nuk ka që dëshmon këtë, madje as zëvendësministri nuk mundi të japë ndonjë të dhënë për portofolin apo kapacitetet përpunuese të kësaj kompanie.
E treta, kemi marrë garanti të plota me deklaratë noteriale nga kompania se ajo do të njohë dhe do ti përmbahet të gjitha detyrimeve të kompanisë ARMO deri tani.
Edhe në këtë rast zëvendësministri nuk tregoi dokument, qoftë edhe këtë aktin noterial.
Madje zëvendësministri nuk ishte në gjendje të jepte një shifër totale të borxheve të ARMO-s, e tepërt t’i kërkojë në mënyrë analitike borxhet për çdo huadhënie të ARMO-s. Shkurt e qartë qeveria nuk di asnjë detaj”, thotë Braçe./ep
Tema

Add new comment